5 arsyet që e bëjnë z. Basha të padobishëm për kreun e opozitës

5 aryet që e bëjnë z. Basha të padobishëm për kreun e opozitës

 Tashmë është bërë ritual që të shohësh në çdo edicion lajmesh fushatën e ethshme elektorale e cila, ende pa u shpallur, ka nisur tej e mbanë vendit. Sapo mbaron Rama, e vazhdon Basha apo Monika. Pavarësisht këtij fillimi të ethshëm, gjë që dëshmon frikën që ka kapërthyer politikën shqiptare, nuk mund të mos bjerë në sy diskursi politik i Bashës. Ky diskurs e bën atë jo vetëm të padobishëm për partinë demokratike, por edhe të dëmshëm për opozitën. Le ta analizojmë:

Shkruan Zamira Çavo

  • Diskursi politik i zotit Basha është i varfër, pa përmbajtje dhe gati si i kasetuar në çdo takim. Pra është një diskurs tipik anakronik që mbështetet në dy elemente: sharje e fyrje personale për kundërshtarin politik dhe premtime si “të të vij mëndja” për dëgjuesin e rradhës. Ky llojë diskursi dhe pse mund të duket sikur entuziazmon dëgjuesin, as nuk frymëzon e jo më të bindë! Është një model i dështuar të cilin z. Basha e ka provuar vetë!
  • Ky diskurs bëhet edhe më qesharak veçanërisht kur hapet thesi i gënjeshtrave, që hidhen si premtime elektorale. Këto “premtime” janë aq vulgare sa as mëndja më e lodhur e shqiptarit nuk mund të mos i përbuzë. Si mund të thuash se do hapësh filialin e universitetetit në Kukës dhe do ta kthesh në qëndër kërkimore?!!!! Si mund të thuash se do heqësh traun dhe do prishësh kontratën me koncensionaren për mirmbajtjen e rrugës së kombit?!!! Kush do ti paguajë dëmet? Si mund të thuash se… Dikur dikush thoshte se PD-ja do përmirësonte cilësinë e diellit. Z Basha do  ulë me 300 lekë çmimin për një litër energji !!!!
  • I gjithë fjalori i z. Basha teksa u kërkon qytetarëve të dalin në 16 shkurt në protestë përqëndrohet në fjalinë e fundit:  “Dita kur do rrëzohet Edi Rama dhe do krijohet qeveria teknike!”  Kujton z. Basha se njerëzit e kanë harruar “shijen” e ministrave dhe zv. ministrave teknikë në qeverine “teknike”. Një amalgamë që vetëm se e vështirësoi funksionimin e institucioneve dhe nuk rregulloi asgjë.
  • Nëse z. Basha vërtetë e beson se në datën 16 Rama do largohet nga qeveria, ose është vërtetë miop politik, dhe si i tillë nuk i duhet as Partisë Demokratike e as Opozitës, ose është mashtrues i rëndomtë që e përdor këtë sllogan për të mashtruar njerëzit, të cilët pas kësaj date do duhet ti kërkojnë llogari z. Basha.
  • Z. Basha insiston se rrëzimi do ndodhi me dhunë. Cili politikan që ka lexuar dy faqe politikë arrinë e beson një gjë të tillë??? Madje si infantil politik  ai kërkon përmbysjen e sistemit. Po të cilit sistem? Një pushtet që merret me dhunë nuk mund të jetë veçse diktaturë.  Këtë ju premton Basha shqiptarëve? Po ndërkombëtarët çfarë do thonë në këtë rast?

Nga çdo anë që ta shikosh z. Basha po bën përpjekje për të shpëtuar nga situata ku e ka futur veten  në këto vitet e drejtimit të Partisë Demokratike! Por duke mos e patur haberin e politikës, po i bën “gropën” vetes duke mos kuptuar se ku po e tërheq opozitën në këto momente historike për kombin shqiptarë! Dhe pyetja që vjen është e thjeshtë: Kur z. Basha ka dëshmuar se si ministër ka dështuar, si kryetar Bashkie ka dështuar, si kryetar i Partisë Demokratike ka dështuar, për çfarë dreqin i duhet Opozitës në këto momente?

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti