A i shkatërroi shoqëritë evropiane të Epokës së Gurit, një formë e re e murtajës?

A i shkatërroi shoqëritë evropiane të Epokës së Gurit, një formë e re e murtajës?

Bakteri i gjurmuar i epokës neolitit i takon një dege të pemës familjare të Murtajës. Ai u nda nga një paraardhës i përbashkët rreth 5700 vjet më parë, thonë Rasmusen dhe Raskovan.

Shkruan Lizzie Wade

Gati 5000 vjet më parë, një grua 20-vjeçare u varros në një varr në Suedi, një nga ngulimet më të hershme njerëzore të Evropës. Tani, studiuesit kanë zbuluar se çfarë e ka vrarë atë – Jersinia Pestis, bakteri që shkakton plagë të rënda.

Mostra është një nga më të vjetrat e gjetura ndonjëherë, dhe i përket një dege të panjohur të pemës evolucioniste të Jersinia Pestis. Ky lloj i ri i zbuluar i Murtajës, mund të ketë shkaktuar shfarosjen e vendbanimeve të mëdha të Epokës së Gurit në Evropë, në atë që mund të ketë qenë pandemia e parë në botë, thonë studiuesit.

Por shkencëtarë të tjerë, mendojnë se nuk ka ende prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë pretendim. “Murtaja po fillon të duket sikur ka qenë kudo”- thotë Kajl Harpër, historian në Universitetin e Oklahomës në SHBA, i cili studion se si kjo sëmundje vdekjeprurëse preku shoqëritë njerëzore.

Gjenomat e lashta të murtajtës, si ato në studimin e ri, tregojnë “se kemi një histori vërtet të gjatë me këtë embrion”- thotë ai. Deri më tani, mostra më e vjetër e njohur e murtajës erdhi në Evropë me Jamnaja, turmë njerëzish nga stepa qendrore Euroaziatike, që mësyu në kontinent rreth 4800 vjet më parë.

Kjo u pasua, disa mijëra vjet më vonë, nga mostra që çoi në Murtajën Justiniane, e cila goditi Perandorinë Romake në shekullin VI të Erës Sonë, dhe Vdekja e Zezë, e cila vrau gjysmën e popullsisë së Evropës në vitet 1300. Zbulimi i mostrës së re ishte i rastësishëm. Një ekip i udhëhequr nga Simon Rasmusen, biolog në Universitetin e Kopenhagës, dhe Nikolas Raskovan, biolog në Universitetin e Marsejës në Francë, po skanonin bazat e të dhënave të lashta të ADN-së të sekuencave gjenetike të patogjeneve të zakonshme njerëzorë.

Ata gjetën sekuenca të Jersinia Pestis në dhëmbët e gruas 20-vjeçare, e cila u varros në varrin Fralsegarden në Suedinë Perëndimore, dhe tek dhëmbët e një personi të varrosur në të njëjtin varr, raportuan ata. Të dy ishin fermerë nga ngulimi Funnel Beaker në Skandinavi, dhe as nuk kishin ndonjë gjurmë të prejardhjes së Jamnajas, çka do të thotë se qe një formë e murtajës, që ishte e pranishme në Europë para se të vinin emigrantët e stepës.

Fakti që bakteri ishte ruajtur në dhëmbët e tyre, do të thotë se ka qarkulluar në gjakun e tyre, dhe me shumë gjasa i ka vrarë ata, thotë Rasmusen. Bakteri i gjurmuar i epokës neolitit i takon një dege të pemës familjare të Murtajës. Ai u nda nga një paraardhës i përbashkët rreth 5700 vjet më parë, thonë Rasmusen dhe Raskovan.

Por nuk është vetë paraardhësi i përbashkët, çka do të thotë se nuk zbulon se ku ose kur filloi murtaja, thotë Johanes Krauze, gjenetist në Institutin Maks Plank për Shkencën e Historisë Njerëzore në Jena të Gjermanisë, i cili gjithashtu ka studiuar murtajën e lashtë.

“Unë nuk jam i sigurt, nëse e dimë me saktësi sa sa e vjetër është Murtaja”- bie dakord Ana Stoun, gjenetiste antropologjike, i cili studjon patogjenët e lashtë në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA. Por Rasmusen dhe Raskovan e kanë një ide. Gjatë epokës së neolitit, rajoni në Evropën Lindore që sot përfshin Moldavinë, Rumaninë dhe pjesët e Ukrainës, ka qenë shtëpia e vendbanimeve të mëdha të dhjetëra mijëra njerëzve, që i përkasin asaj që arkeologët e quajnë kultura Tripilia.

Megjithëse vendbanimet e tyre, nuk qenë mjaft komplekse për t’u kualifikuar si qytete, banorët e tyre jetonin ende në lagje të ngushta me një higjienë të dobët dhe magazina gruri, që do të kenë tërhequr brejtësit, bartësin e egër të Jersinia Pestis.

“Këto vendbanime të mëdha, janë shembulli klasik i një vendi ku një patogjen mund të evoluojë”- shprehet  Rasmusen. Por rreth 5400 vjet më parë, shumë nga kolonitë u shkatërruan. Banorët vdiqën ose u larguan, dhe ndërtesat që ata braktisën u dogjën.

Rasmusen dhe Raskovan propozojnë që fajtore mund të jetë mostra e re e murtajës që ata kanë gjetur. “Ndoshta kjo është hera e parë që një shoqëri e madhe shfaroset nga Murtaja”- thotë Rasmusen. Dhe për shkak se këto vendbanime të mëdha ishin të lidhura me komunitetet e tjera në të gjithë Evropën nga rrugët tregtare, bakteri mund të jetë përhapur lehtësish në vende të tilla si Suedia.

“Ajo mund të ketë qenë në parim pandemia e parë”- thotë Rasmusen. Megjithatë, e vetmja mënyrë për ta ditur këtë me siguri, do të ishte gjetja e provave të Jersinia Pestis tek vetë vendbanimet e shkatërruara. Pa këtë, ky pretendim është “shumë spekulativ”, thotë Krauze.

Dhe kjo mostër e hershme, nuk ka adaptime gjenetike që i bënë ato më vonë të lehta për t’u kapur, të si aftësia e tyre për t’u përhapur nga brejtësit tek njerëzit përmes pleshtave.

”A ka kjo degë e veçantë e Jersinia Pestis çfarë duhet, për të shkaktuar një pandemi?”- pyet Stoun. Pa ditur më shumë mbi këtë mostër, mënyra se si gruaja 20-vjeçare u prek nga sëmundja, apo nëse ajo ishte viktimë e një pandemie më të gjerë, mund të mbetet një mister./ScienceMag, përshtati në shqip, Bota.al



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti