Abuzimi miliona euro me tenderat te Ministria e Drejtësisë, “gjurmët” të çojnë te Monika. Presioni ndaj Gjonajt, trembi gjykatën e Juliana Hoxhën

Abuzimi miliona euro me tenderat te Ministria e Drejtësisë, “gjurmët” të çojnë te Monika. Presioni ndaj Gjonajt, trembi gjykatën e Juliana Hoxhën

 Kur LSI ishte në bashkëqeverisje, asnjë emërim apo tenderim s’bëhej pa lejen e Monikës, ndaj të gjitha “gjurmët” e abuzimit në ministrinë e Drejtësisë të çojnë tek bashkëshortja e Metës. “Pulti i komandimit” të këtyre tenderave abuzive ka qënë në dorën e Monikës. Më shumë se sa shantazh ndaj Gjonajt, duke e akuzuar për bëmat dhe lidhjet e burrit të saj me bandat kriminale, Monika po u bën shantazh ish ministrave të LSI Manjani e Vasili, gjykatës si dhe ish sekretares së Përgjithshme Juliana Hoxha, që të heshtin. Frika nga dekonspirimi i urdhërave verbale përmes telefonit por dhe përmes mesazheve telefonike, bëri që kryetarja e LSI të dilte jashtë korrnizës normale, të humbiste qetësinë e mendjen dhe të kërcënonte hapur

 Abuzimi miliona euro në Ministrinë e Drejtësisë ka sjellë një situatë vërtetë të vështirë për kupolën drejtuese të LSI, dhe në veçanti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Duke qënë se gjatë kohës kur LSI ishte në bashkëqeverisje, asnjë emërim apo tenderim nuk bëhej pa marrë leje me parë nga Monika, të gjitha “gjurmët” e abuzimit në ministrinë e Drejtësisë së drejtuar nga Ylli Manjani dhe Petrit Vasili të çojnë tek bashkëshortja e Metës.

Nëse vë re me detaje kompanitë dhe njerëzit që kanë fituar këto tendera, për të cilët janë nën hetim tre ish ministra të LSI dhe 12 zyrtarë të tjerë të këtij dikasteri, të gjithë të kësaj partie, rezulton se janë kompanitë dhe njerëzit që janë të lidhur me familjen presidencialo-opozitare.

Në krye të tyre qëndron Ermal Beqiri, njeriu që bëri dhe ekspertin për të shpëtuar Metën nga burgu, pas videopërgjimit të ish ministrit të LSI, të ndjerit Dritan Prifti, duke treguar qartë se “pulti i komandimit” të këtyre tenderave abuzive ka qënë në dorën e Monikës.

Pavarësisht se urdhërat i kanë dhënë Ylli Manjani e Petrit Vasili, dhe dokumentet e tenderimit janë firmosur nga sekretarja e Përgjithshme e kësaj ministrie, Juliana Hoxha, kryetarja e LSI ka qëndruar gjithnjë në prapaskenë duke komanduar tërë procesin.

Prandaj Monika Kryemadhi shpërtheu fort ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas kallzimit që ajo bëri në organet e drejtësisë për këto abuzime në dikasterin që ajo drejton. Më shumë se sa shantazh ndaj Gjonajt, duke e akuzuar për bëmat dhe lidhjet e burrit të saj me bandat kriminale, Monika po u bënte shantazh ish ministrave të LSI Manjani e Vasili, gjykatës si dhe ish sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, që të heshtin.

Frika nga dekonspirimi i urdhërave verbale të saj përmes telefonit por dhe përmes mesazheve telefonike, bëri që kryetarja e LSI dhe bashkëshortja e Ilir Metës të dilte jashtë korrnizës normale, të humbiste qetësinë dhe mendjen dhe të kërcënonte e shantazhonte hapur.

Gjonaj në fakt nuk është tërhequr, pasi për të është më i fortë dhe më i madh presioni i SHBA mbi të se sa i Monikës, ndërkohë që gjykata e ka marrë mesazhin e Monikës, teksa ka vendosur arrest shtëpie për Juliana Hoxhën, pavarësisht abuzimit marramendës te ministria e Drejtësisë.

Ish-zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës. Edhe dy zyrtarët e tjerë Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj u lanë në arrest shtëpie, ndërsa 8 të tjerë janë në detyrim paraqitje dhe njëri, Lusien Ali është ende në kërkim nga policia.

Një hetim i tillë masiv po ndodh, pasi në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe do merren nën hetim dy ish-ministrat Petrit Vasili e Ylli Manjani./Pamfleti

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti