Akuzat për tendera në ministrinë e Drejtësisë, Ylli Manjani: Nuk është problemi im, është sulm ndaj LSI-së

Akuzat për tendera në ministrinë e Drejtësisë, Ylli Manjani: Nuk është problemi im, është sulm ndaj LSI-së

Ylli Manjani ka folur në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, pas arrestimeve të ndodhura në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me abuzimet në tendera. Manjani është munduar që t’i kthej akuzat në politke dhe se gjithçka është organizuar për të sulmuar LSI-në.

Ky ishte edhe reagimi i parë publik për këtë çështje, mesa duket ish-ministri i Drejtësisë ka marrë garanci nga shefat e tij që asgjë nuk do i ndodhë. Dhe me të drejtë të gjithë do të ndihen të sigurtë me shpërthimet e ‘Luaneshës’ Monika për të mbrojtur ‘këlyshët’ e saj që kanë vjedhur për të dhe familjen e presidentint. Kujtojmë që Manjiani ka edhe një çështje të hapur për dhurim apartamentesh me Klement Balillin, tashmë i vetëdorëzuar në polici.

“Për këtë çështje jam informuar si i gjithë publiku, përmes medias. Nuk di asnjë gjë zyrtare. Aq sa dini ju di edhe unë. Deri tani nuk kam folur për këtë çështje sepse do dukej sikur ishte problem im. Ky nuk është problem im. Është një çështje e kotë, një histori e stisur. Në cilën studio lajmesh të shkoj të jap shpjegime? Është një çmenduri, një stisje, për të treguar se të gjithë këtu janë njësoj. Nuk e përjashtoj as qasjen se kjo që po ndodh mund të jetë sulm ndaj LSI. Kjo është një sindrome që vjen nga shoqëria komunsite, kur bëheshin gjyqe popullore”, tha ai.

Ish- ministri i Drejtësisë ka folur edhe për protestën e opozitës.

Sipas Manjanit, tubimi i 16 shkurtit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti