Alarm tek udhëtarët, miratohet ligji për të qëlluar avionët e pasagjerëve

Alarm tek udhëtarët, miratohet ligji për të qëlluar avionët e pasagjerëve

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hartoi një projektligj që do t’iu lejonte forcave ruse të qëllojnë avionët e pasagjerëve civilë brenda hapësirës së saj ajrore.

Draft-dokumenti, që iu propozua qeverisë, thotë se avionët e pasagjerëve që hyjnë në hapësirën ajrore ruse pa autorizim dhe nuk iu përgjigjen sinjaleve të paralajmërimit apo të shtënave paralajmëruese, mund të rrëzohen nëse konsiderohet se përbëjnë kërcënim për vdekje masive, katastrofë ekologjike ose sulm mbi caqe strategjike.

Projektligji po ashtu thotë se Minstria e Mbrojtjes e Rusisë duhet të fillojë të reagojë ndaj avionëve të paidentifikuar kur ata janë brenda 50 kilometrave të hapësirës ajrore ruse.

Sipas projektligjit, avionët e pasagjerëve nuk mund të rrëzohen nëse nuk ka “rrezik të vërtetë për vdekjen e njerëzve apo katastrofë ekologjike”.

Masa nuk e specifikon se si zyrtarët ushtarakë rusë do t’i identifikojnë kërcënimet e tilla.

Në vitin 1994, Qeveria e Rusisë ka miratuar një rezolutë që i ndalon forcat ushtarake të qëllojnë avionët civilë nëse dihet se brenda ka pasagjerë./REL



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti