Alarmante, vidhen automatikët në bazën ushtarake të Pashalimanit, shoqërohen 5 ushtarakë

Alarmante, vidhen automatikët në bazën ushtarake të Pashalimanit, shoqërohen 5 ushtarakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Jug të vendit, ku raportohet se është plaçkitur dhe vjedhur depoja e armëve në Pashaliman. Mësohet se në këtë bazë ushtarake janë rrëmbyer armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Ushtari që duhet të ruante armët nuk ka qenë në vendin e punës, në momentin që ka ndodhur vjedhja. Kjo cilësohet si një ngjarje e paprecedentë, ku raportohet se janë vjedhur tre armë automatike, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.

Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë, ndërsa mësohet kapnin vlerën e 8 mijë eurove. Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë, duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak.

Sipas informacioneve, në bazë dhe në pjesën e kantierit ka shumë kamera. I vetmi vend ku mungojnë kamerat e instaluara është pikërisht vendi ku qëndronin armët.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti