Basha në gjurmët e Edi Ramës së 2017, do të bëhet kryeministër pa premtuar asgjë

Basha në gjurmët e Edi Ramës së 2017, do të bëhet kryeministër pa premtuar asgjë

Kryedemokrati, Lulzim Basha ndodhet në Vlorë në kuadër të protestës së madhe të 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë.

Kreu i PD u njoh nga afër me problemet e tyre, duke u zotuar se PD do u japi zgjidhje çdo halli që ata kanë.

Basha theksoi se ai nuk bën premtime, por ka plane konkrete për të rritur ekonominë e vendit sapo të bëhet kryeministër.

Sesi mund të bëhesh kryeminstër pa premtuar asgjë, këtë vetëm Rama dhe Basha e dinë.

“Janë plane konkrete, nuk janë premtime. Por tani na duhet ndihma juaj. Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë. Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet. Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave. Të gjithë bashkë më 16 shkurt”, tha Basha.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti