Dalin pamjet para krimit tronditës, Anxhelina në banesë me të atin (Video)

Dalin pamjet para krimit tronditës, Anxhelina në banesë me të atin (Video)

Vrasja tragjike e 28-vjeçares shqiptare, Anxhelian Petro, nga babai i saj, Aleko Petro, ka bërë bujë të madhe në mediat greke. Ngjarja e ndodhur në Korfuz të Greqisë ka tronditur jo pak vendin fqinj, i cili i ka kushtuar qindra kronika e reportazhe.

Së fundmi, mediat greke kanë bërë publike disa foto të Anxhelina Petros me babanë e saj, të cilët janë së bashku në shtëpi pak ditë para vrasjes.

Të dy ata gatuan në kuzhinën ku Aleko goditi vajzën e tij dhe i mori jetën. Në pamjet e dokumentuara, duken ambientet e brendshme të shtëpisë së familjes Petro. 52-vjeçari Aleko shfaqet në kuzhinë duke gatuar. Këto foto janë bërë disa ditë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Por këto ishin fotot e fundit që ata dilnin bashkë, pasi Aleko në datën 2 janar të këtij viti pas një sherri me vajzën e vrau atë dhe më pas e varrosi në oborr. Në videon e shfaqur nga mediat greke ata duken të lumtur dhe bisedojnë rreth gatimit.

 



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti