Dana White kërcon Khabibin: McGregor është gati për luftë!

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka hedhur poshtë mundësinë që titulli kampion i peshës së lehtë në artet marciale mikse do të qëndrojë pezull deri në nëntor. Kampioni Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se do të qëndrojë pushim deri në nëntor, por diçka e tillë nuk pranohet nga bosi i këtij turneu. 

“Njerëzit nuk mund të ulen dhe të qëndrojnë pa dueluar për një kohë kaq të gjatë. Jo për sa kohë mban titullin kampion. Askush nuk mund ta bëjë këtë gjë, as Khabib. Nëse Khabib vërtet mendon se nuk do të duelojë për një periudhë kaq të gjatë, deri në nëntor, atëherë ne do të marrim masat për të sajuar diçka tjetër në këtë Divizion”, tha Dana White, presidenti i UFC-së.

Numri 1 i arteve marciale mikse e dha këtë deklaratë pas përfundimit të eventit UFC-234. “Në këtë Divizion janë edhe Conor McGregor e Tony Ferguson të gatshëm për të dueluar mes tyre. Ose njëri prej tyre. Gjithsesi, kur një mundësi e artë të troket në derë të gjithë e hapin atë. Ndaj do të shohim me kujdes se çfarë do të bëjmë”, tha White.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti