Detaje të reja nga krimi në Dibër/ E reja qëlloi me çifte veten, sapo ishte bërë nënë

Detaje të reja nga krimi në Dibër/ E reja qëlloi me çifte veten, sapo ishte bërë nënë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Maqellarë të Dibrës, ku një 30-vjeçare i dha fund jetës në rrethana të paqarta. Rubla dyshohet se është vetëvrarë dje në mesditë pak ditë pasi kishte lindur një fëmijë.

Familjarët pohojnë se N. Rubla pas daljes nga spitali nuk është ndjerë mirë dhe ka qëlluar veten me çiften që familja mbante në shtëpi.

“Tri javë më parë Rubla është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30- vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë”, pohojnë zyrtarë të Policisë Dibër.

Po ashtu, po hetohet nëse Rubla ka pasur debate apo konflikte me familjarët e saj, të cilët janë të parët që njoftuan Policinë për ngjarjen e ndodhur në banesë. Ata sqaruan se nuk e kanë besuar kurrë se 30- vjeçarja do të vetëvritej, pasi kurohej rregullisht dhe kishte përmirësime.

Mësohet se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që janë marrë në pyetje të afërmit e vajzës së vetëvrarë, si dhe është sekuestruar telefoni që viktima mbante.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti