Dokumenti/ Prokuroria e Tiranës, deklaron se ish-gjyqtari Admir Thanza “nuk figuron i dënuar më parë”

Nisur prej kësaj shkrese zyrtare dhe sipas Nenit 190/1 të Kodit Penal, rezulton falsifikator edhe vetë prokurori i çështjes, që ka hetuar e çuar para gjykatës Admir Thanzën, me akuzën për veprën penale: “Falsifikim i vulave, stampave, ose formularëve”, sepse ka fshehur dënimin e një të dënuari, që fshehu dëninim

Sipas vendimeve shkresore të KPK, KPA, ONM në Shqipëri dhe dosjes së hetimore të drejtësisë italiane, thuhet se ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, figuron se në në datën 21.06.1999, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Pisa të Italisë, me 40 ditë burg dhe 100.000 lireta gjobë, për vjedhje dyqani.

Për shkak, se gjyqtari Admir Thanza, nuk e kishte deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit, organet e “Veting”-ut, KPK e KPA e shkarkaun nga detyra dhe e përjashtuan nga sistemi i drejtësisë, ndërsa Prokuroria e Tiranës, referuar ligjit të dekriminalizimit dhe Nenit nr. 190/1 të Kodit Penal, nisi Çështjen Penale Nr. 5888/2018, me akuzën: “Falsifikim i vulave, stampave, ose formularëve”.

Mirëpo një dokument tjetër zyrtar i para 4 ditëve, lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, që konfirmon mbylljen e hetimeve, deklaron se ish-gjyqtari hajdut Admir Thanza, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më pare, dhe sipas shkresës zyrtare, deri në datën 04.02.2019, nuk figuron si i tillë.

Prokurori i çështjes, Gentian Habazaj, në kërkeën drejtuar Gjykatës-Tiranë, për nisjen e procesit gjyqësor ndaj Admir Thanzës, në të dhënat personale të të pandehurit, në kolonën “Gjendja gjyqësore”, deklaron se ish-gjyqtari Thanza është “i  pa dënuar më parë”, pra, figuron i pastër, deri në datën 4 shkurt 2019, kur prokuori ka çuar dosjen në gjykatë.

Është pakujdesi, paaftësi, lapsus, papërgjegjshmëri, apo djallëzi, të thuhet, se “nuk është i dënuar më parë”, një person faktisht i dënuar me burg e gjobë, i cili po gjykohet me akuzën, për fshehje të dënimit./Pamflet/

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti