Dosja e blerjes së “ARMO” nga “Taçi”, u bllokua nga Ina Rama me “çek”, u zhduk nga Lalla me urdhër të Berishës  

Dosja e blerjes së “ARMO” nga “Taçi”, u bllokua nga Ina Rama me “çek”, u zhduk nga Lalla me urdhër të Berishës  

Pasi ka plasur skandali i “ARMO”, të grabitur e shkatërruar nga Beso i Tajvanit të Edi Ramës, që çuditërisht nuk po arrestohet, megjithëse ka vjedhur miliona euro me evazion fiskal e kontrabandë karburantesh nga Iraku e Libia, ka reaguar Konsorciumi Amerikan “US Balkan Capital Fund Inc”, duke kërkuar rihapjen e dosjes së zezë, të tenderit të datës 10 qershor 2008, ku ky konsorcium, u spostua nga Genc Ruli, duke i zhdukur letrat, për të favorizuar blerjen nga sekseri i Liri Berishës, sponsori i miliardave të pista, nga kontrabanda me pushtetet e Sadam Hysein dhe Gedaf

Ja dosja e plotë, me denoncimin e bërë në datën 19 qershor 2008, nga Joseph ATIAS, Drejtor Menaxher i “US Balkan Capital Fund Inc”, NewYork, USA, ku argumenton gjtihë aferën Berisha-Ruli-Taçi, për shtien e “ARMO” me letra fasle

Të nderuarës, znj, Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë

 

  1. Më datë 10 Qershor 2008, ne kemi marrë njoftimin nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), për privatizimin e ARMO-s, një kopje e të cilit gjendet bashkëlidhur. Përmes këtij njoftimi, Konsorciumi ynë u informua zyrtarisht për Vendimin Nr. 3 të KVO, i cili përmban disa argumente të paligjshme për kualifikimin dhe klasifikimin e aplikantëve/Konsorciumeve pjesëmarrës në procesin e tenderit për privatizimin e ARMO-s.
  2. Më 13 Qershor, 2008, Konsorciumi ynë, në ushtrim të së drejtës së ankimit, i ka dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genc Ruli, një letër ankimi, një kopje e të cilës gjendet bashkëlidhur.

Në paragrafin 6 të Ankimit bashkëlidhur, i kemi bërë të qartë disa prej shkeljeve të bëra nga KVO, shkelje të cilat janë të dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Një dokument i rëndësishëm që tregon shkeljet e KVO, u publikua së fundi në shtyp, dokument i cili gjendet bashkëlidhur.

Ky dokument i bashkëlidhur, përbën një kopje të letrës së paligjshme që KVO i ka dërguar “Anika Enterprises”&“Refinery Associates of Texas”, duke i këshilluar ata sesi t’i zgjidhin problemet dhe mangësitë që ata kishin në ofertën fillestare të paraqitur si p.sh.:

  1. a) Të hiqnin dorë nga kushtet paraprake dhe të kundrëligjshme lidhur me çmimin e ofruar më 21 Maj, 2008.
  2. b) Të gjejnë një partner/investitor strategjik, i cili mungonte në ofertën e tyre të paraqitur më 21 Maj 2008.
  3. Më 17 Qershor, 2008, z. Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i është përgjigjur ankimit tonë, kopje e së cilës gjendet bashkëlidhur.

Në letrën e tij, Ministri, pa iu përgjigjur me transparencë dhe çështje për çështje argumenteve të ngritur në ankesën tonë, i ka quajtur ankesat e konsorciumit tonë si të pabaza dhe që nuk kanë vlerë ligjore.

  1. Siç mund ta vini re nga brendia e korrespondencave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, (KVO), dhe z. Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë&Energjetikës së Republikës së Shqipërisë, kanë vepruar në kundërshtim dhe shkelje të plotë të ligjeve, normave dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë, përfshirë Vendimin Nr. 82, të Këshillit të Ministrave, të datës 03/02/2008, kopje e të cilit vendim gjendet bashkelidhur, me qëllim të lehtësimit të përdorimit dhe referencave në atë vendim. Veprimet e paligjshme të pasqyruara më lart, janë shkelje të rënda të parimit të barazisë së pjesëmarrësve në një tender publik, dhe që përbëjnë një krim penal, të dënueshëm nga Neni 258, i Kodi Penal, të Republikës së Shqipërisë.
  2. Eshtë në dritën e kronologjisë së ngjarjeve si më lart, që Kosorciumit tonë nuk i ka mbetur zgjedhje tjetër, veçse ta referoje këtë rast shkeljesh të profilit të lartë ,tek Ju, si personaliteti më i lartë i mbrojtjes së ligjit në Republikën e Shqipërisë, duke kërkuar ndërhyrjen Tuaj të menjëhershme dhe legjitime, përpara se të detyrohemi të kërkojmë asistencën e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  3. Konsorciumi ynë beson se është koha e duhur për Autoritetin Tuaj të Nderuar, që të sigurojë që qytetarët e Shqipërisë në përgjithësi, dhe zyrtarët më të lartë të shtetit, në veçanti nuk mund t’ia hedhin pa u lagur nga shkelje të tilla qartësisht të rënda të ligjeve, normave dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë, ligje të cilat kanë parasysh pikërisht rregullimin e jetës së popullit në fusha të ndryshme.

Po kështu, është shumë e rëndësishme për interesin kombëtar të Shqipërisë, për imazhin e saj rajonal dhe ndërkombëtar që Institucioni juaj i nderuar, të garantojë shkallën më të lartë të respektimit të ligjeve, normave dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë, si dhe të standardeve ndërkombëtare europiane dhe amerikane, në mënyrë që investitorët e huaj, të ndjehen të sigurt dhe të kenë besim tek zbatimi i ligjit dhe drejtësisë për mbrojtjen e investimeve të tyre potenciale në vendin tuaj.

Kjo është natyrisht e një rëndësie supreme për imazhin, reputacionin dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për tenderat ndërkombëtarë me pjesëmarrjen e ofertuesve ndërkombëtarë, siç është rasti i procesit të privatizimit të ARMO-s.

  1. Si konkluzion, Konsorciumi ynë fton vëmendjen tuaj për ta sjelle rastin në një hetim të plotë, duke e pezulluar procesin, së paku deri në momentin që Institucioni Juaj të ekzaminojë dhe verifikojë shkeljet e hapura të normave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, të cilat ne i kemi nënvizuar më lart, dhe përpara se e gjithë çështja të dëmtojë rëndë imazhin dhe kredibilitetin e Shqipërisë në nivelet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe në sytë e investitorëve të huaj europianë dhe amerikanë.

Në pritje të rastit të lumtur të reagimit Tuaj, sa më parë, JOSEPH ATIAS, Drejtor i “US Blkan Capital Fund Inc”, NewYork, USA./PAMFLETI



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti