Duhet “Veting në politikë” në drejtësi, 80% e gjyqtarëve, prokurorëve, sekretarëve, ekspertëve, avokatëve, kanë lidhje familjare

Duhet “Veting në politikë” në drejtësi, 80% e gjyqtarëve, prokurorëve, sekretarëve, ekspertëve, avokatëve, kanë lidhje familjare

SHBA-BE, që kanë diktuar e po monitorojnë reformën, duhet të dinë, se “kanceri” që ka kapur dhe shkatërruar drejtësinë në Shqipëri, në të gjithë nivelet, strukturat e institucionet, është rrjeta hermetike familjare, ku burrë e grua, prindër e fëmijë, kunetër e kunata, motra e vëllezër, nipër e mbesa, baxhanakë e krushqi, janë prokurorë, gjykatës, sekretare, avokatë, noterë, ekspertë ligjor, e madje edhe recepsionist e postierë, brenda gjykatës dhe prokurorisë të të njëjtit qark e rreth

Prej 1 viti, SHBA-BE, i kanë diktuar shtetit shqiptar, nisjen e “Veting”-ut në drejtësi, nëpërmjet futjes në veprim, të institucioneve hetuese, gjykuese, rivlerësuese e monitoruese KPK, KPA e ONM.

Këto struktura, po verifikojnë pasuritë, profesionalizmin dhe ligjshmërinë e punës së gjyqtarëve e prokurorëve, vetëm sipas deklaratave pasurore në ILDKPI dhe ankesave e skandaleve të bujshme mediatike, por pa zbardhur aktivitetin e tyre, 90% e vendimeve të të cilëve, janë në shkelje të kodeve penale e civile, duke shkaktuar pasoja të rënda sociale, pasurore e njerëzore.

Nuk e kemi fjalën, se përse KPK e KPA, duke i “shkelur syrin” njëra-tjetrës, në disa raste flagrante, bëjnë sikur nuk shikojnë dhe lejojnë të mbeten në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë, pjesë mbrojtëse dhe bashkëvepruese e botës së krimit, por dhe të pasuruar me shitje vendimesh gjyqësore, ndaj të cilëve, ONM ka reaguar me kërkesa për riverifikim.

Nëse korrupsioni, është “plaga” që duket në drejtësi, SHBA-BE dhe struktura e tyre ONM që monitoron “Veting’-un, duhet ta mësojë, se “kanceri” që nxjer këto “plagë”, është nepotizmi i ngushtë familjar brenda gjykatave prokurorive, ku në çdo sektor, punojnë familje e fise, që komandojnë e kontrollojnë gjithë “llumin”.

Brenda një rrethi gjyqësor, në polici gjyqësore, në gjykata e prokurori, punojnë bashkëshortë, motra, vëllezër, prindër, baxhanakë, krushq, dhëndurë, nuse, fëmijë, nipër e mbesa, të shpërndarë brenda të njëjtës godinë gjykate e nëpër gjykata të shkallës së parë, të apelit, të çështjeve civile, penale e administrative.

Kjo rrjet nepotike është prezent dhe në Prokrorinë e Përgjithëshme, në prokuorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda të faktit e apelit, deri Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese, e KLD, ku janë të punësuar familjarët e njëri-tjetrit, madje sipas shkallëve, në shumciën e rasteve, hetojnë, gjykojnë e rigjykojnë të njëtat çëshjte.

Mos u çuditni, por edhe avokatët privatë, avokatët e caktuar kryesisht, ekspertët e noterët që ka caktuar gjykata e deri tek shoferët, recepsionistët, sekretaret, kryesekretaret e madje edhe postierët e gjykatave dhe prokurorive, janë familjarë të njëri-tjetrit, aq sa, nëse ankohesh për dikë, ke cënuar të gjithë, duke krijuar një sistem zyrtarësh, me lidhje “shtëpie e krevati”.

Sipas investigimit që kemi bërë, referuar të dhënave nga administrata e dejtësisë, por dhe nga deklarimet në ILDKPI, rezulton se 40% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë bashkëshortë, 30% e tyre kanë lidhje krushqie, 60% e avokatëve janë familjarë të gjyqtarëve e prokurorëve dhe në total, 80% e gjyqtarëve, prokurorëve, sekretareve, ekspertëve, avokatëve, kancelarëve, noterëve, drejtuesve të institucioneve, madje edhe të KPK e KPA, kanë lidhje familjare.

Kujtesë për SHBA-BE dhe 5 pyetje, për Operacionin Ndërkombëtar të Minitorimit (ONM)

– A mendoni dhe jeni të garantuar, se me këtë rrjet nepotike, mund të pretendohet drejtësi reale?

– A mendoni, se me këtë rrjet nepotike, mund të zbardhet dhe dënohet krimi?

– A mendoi, se me këtë rrjet nepotike, mund të ketë barazi para ligjit?

– A mendoni, se me këtë rrjet nepotike, mund të pastrohet korrupsioni në gjykata e prokurori?

– A mendoni, se me këtë përbërje në gjykata e prokurori, duhet bërë “Veting Nepotik” drejtësi?/Pamfleti/

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti