Europa e pushtuar nga populizmi: 1 në 4 votues është kundër politikës tradicionale

Europa e pushtuar nga populizmi

Populizmi njihet si një nga armët më të fuqishme dhe efektive që politika dhe politikanët përdorin në arritjen e suksesit të tyre. Sot rritja  e fenomenit të populizmit ka marrë përmasa tepër të mëdha. 20 vitet e fundit populizmi ka sfiduar establishmentin politik në të gjithë kontinentin duke u përdorur nga partitë politike në Europë. Mos të harrojmë fitoren e Presidentit Trump e cila i detyrohet pikërisht këtij fenomeni.

 Populizmi është në rritje të qëndrueshme që prej të paktën 1998-ës. Dy dekada më parë partitë populiste në thelb të margjinalizuara mblodhën vetëm 7% të votave në Evropë. Në zgjedhjet e fundit nacionale, megjithatë, një në katër evropianë votuan partitë populiste në vendet e tyre.  Përmes një hulumtimi “Guardian” në bashkëpunim me të paktën 30 shkencëtarë politikë arritën në përfundimin se përmes analizës së performancës në zgjedhjet nacionale të mbajtura në 31 vende evropiane gjatë dy dekadave të fundit, populizmi ka luajtur rolin kryesor në arritjen e fitoreve politike.

Studimi jep një panoramë të qartë të populizmit në Europë, nga Viktor Orban në Hungari dhe Matteo Salvini në Itali deri tek partitë e majta populiste.

Populizmi njohu rritje edhe në Holandë, Francë, Poloni, Gjermani, e Suedi. Bazuar në të njëjtin studim, rreth 170 milionë qytetarë evropianë jetojnë nën qeveritë populiste. Megjithatë  ky fenomen nuk po ndodh vetëm në Evropë. Populistët janë zgjedhur në pushtet në pesë nga shtatë fuqitë e mëdha në botë: si India, SHBA, Brazili, Meksika dhe Filipinet.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti