Foto/ Jeta luksoze që bëjnë fëmijët e pasur të komunizmit

Foto/ Jeta luksoze që bëjnë fëmijët e pasur të komunizmit

Nga rubrika e “fëmijëve të pasur”, kësaj radhe do të shkëpusim jetën luksoze që bëjnë fëmijët e familjeve komuniste. Fjala është për nipin e Fidel Castro, ish-udhëheqësin komunist të Kubës.

Tony Castro rreth 20 vjeç, ka arritur të mbajë një profil të ulët edhe pse në Instagram publikon foto nga jeta e tij luksoze. Fotografitë u bënë publike nga disa media në Jug të Floridas në SHBA, aty ku banon një komunitet kuban, të cilët para disa ditësh festuan 60-vjetorin e Revolucionit të Kubës të udhëhequr nga gjyshi i Tony, Fidel Castro, i cili sundoi për 5 dekada para se të ndërronte jetë në vitin 2016.

“Miami Herald” dhe disa media të tjera mundën të merrni foto nga Instagrami i Tony Castro, të cilat mund t’i shohin vetëm 1300 ndjekësit e tij. Udhëtime të shumta nëpër botë, makina luksoze, darka në restorante të shtrenjta janë disa copëza nga jeta luksoze e 20-vjeçarit.

Bien në sy udhëtime të shpeshta të tij në Spanjë, vend që mban marrëdhënie dypalëshe me qeverinë komuniste të Kubës. Edhe Meksika duket se është një nga destinacionet e preferuara të Tony Castro. /tvklan.al

 

 

 

 

 

 



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti