“Gjuetia” ndaj koncesioneve e bizneseve të pista, çon “TOP”-in e Vjollcës tek anti-krimi ekonomik

“Gjuetia” ndaj koncesioneve e bizneseve të pista, çon “TOP”-in e Vjollcës tek anti-krimi ekonomik

Shkatërrimi strukturor, përzënia e potencialeve drejtuese e professionale, shkaktoi varfërimin programor dhe daljen graduale e të pakthyeshme nga tregu mediatik, të ish-gjigandit, cili ka gjetur si rrugë mbijetese, praktikat e “pengmarrësve” 

Janë 18 denoncime brenda 1 viti qysh pas emërimit të Ben Blushit në krye të “TOP Channel”, të cilët, sipas përmbajtjes së tyre, e kanë kthyer këtë televizion, nga ekran për dhënie lajmesh, në objekt lajmesh të “kronikës së zezë”, që lidhen me botën e krimit, për shkak se ky biznes, statusin dhe fuqinë mediatike, po e përdor për veprimtari kriminale, të maskuar pas gjoja, mbrojtjes së interesit publik e ligjor.

Burime kofidenciale, nga sektori anti-krimit ekonomik financiar, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, kanë bërë me dije, se disa individë e biznese, me problematika ligjore (abuzime), kanë bërë kallzime penale, ndaj drejtuesit editorialist Ben Blushi dhe pronares së Televizionit “Top Channel”, Vjollca Hoxha.

Nga 18 denoncimet e bëra, vetëm 3 prej tyre, janë me objekt fyerje e diskreditim personalo-familjar botërisht si shërbim për përfitime, ndërsa 15 rastet e tjera, janë akuza, për kronika e lajme të qëlimshme, me objekt vendosje e marrje pagesash të paligjshme nga subjektet, nëpëmjet presionit psikologjik paralajmërues, ose vazhdues dhe heshtës, për detyrim dhënie produkti (vlerë financiare-shërbim-mallra).

“Gjahu” më i madh, janë koncesionet dhe bizneset ushqimore, mjedisore, mjekësore e infrastrukture, të përfituara me klientelizëm e shkelje të plotë ligji, që ushtrojnë veprimtari krimi financiar e jetik, duke qenë një terren i hapur, ku dyshja Blushi-Hoxha, hedhin “gjylet” e rënda parlajmëruese të “TOP”-it të tyre.

Sot, po përmendim, vetëm rastin e “viktimës” Klodian Zoto, bosi shqipatro-holandez i biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” (koncesion 128 milionë euro vetëm në Tiranë për përpunimin e plehrave), i cili, fillimisht denoncoi në qeveri e prokurori, për presione gjobëvenëse, me akuzën si i shqetësuar, nga kronikat dhe interpetimet televizive, që e paraqesnin “vrasës të mjedisit”.

Por pas pazarit 200 milionësh “hë për hë”, bërë me sekserët e “usta” Benit, kronikat nisën ta paraqesin dhe po e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekran “TOP”it, është bërë “klient mik” i tij, që i duhet hequr “bloza” e djegies  plehrave.

Këtë e tregon “meraku për interesin publik”, që shfaq “TOP”-i me drejtor Blushin, “krye-usta marrdhëniesh me biznesin, individin e shtetin”, ky koncesion plehrash, që më parë “helmonte”, ndërsa tani “ëmbëlson”, ka kapacitete gjigande, teknologji e standarde mjedisore të nivelit europian, ndaj duhet të veprojë edhe në Durrës, Vlorë e qarqe të tjera.

Në vijim, do publikojmë një tjetër “merak” të “TOP”it, në fushën mjedisore në Tiranë dhe 6 qytete kryesore. /Pamfleti

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti