Infeksionet e fytyrës, trajtojini ato me bimë medicinale, ja disa sekrete që nuk i dinit

3 nga 4 njerëz në botë janë të prekur nga aknet, nga mosha 11-30 vjeç. Disa nga llojet e akneve janë: akne cistike, akne postule, ato papule dhe pikat e zeza apo të bardha.

Llojet e akneve:

-Pikat e zeza formohen kur bllokohen poret në lëkurë dhe ngelet nën lëkurë sebumi dhe baktere të ndryshme.

-Pikat e bardha formohen nga bllokimi i sebumit nën lëkurë dhe lëkurës së vdekur. Nuk përmban baktere pasi poret janë komplet të mbyllura, nuk ka kontakt me mjedisin e jashtëm.

– Në aknet inflamatore, ndryshe pikat e kuqe dhe të fryra në lëkurë disa nga arsyet e krijimit të tyre janë bakteret, ndryshimet hormonale.

-Nodulet janë aknet që kanë infeksion dhe janë të inflamuara, të fryra dhe të skuqura. Kanë rrënjë të thella nën lëkurë.

-Cistet formohen kur bllokohen poret, bakteret ngelen nën lëkurë dhe zhvillohen.

Shkaktarët

Shkaqet e formimit të akneve përfshijnë bllokimin e poreve, shtesën e prodhimit të vajit sebum, bakteret, hormonet (rritja e nivelit të androgjenit në adoleshencë); dietat e pasura me shumë sheqer dhe karbohidrate.

Gjithashtu edhe ushqimet me yndyrë, kontraceptivët që parandalojnë shtatzëninë, konsumi i tepërt i çokollatës, steroidet që përdoren për rritjen e muskujve, produktet e qumështit (përmbajnë Bovine -hormoni i rritjes) nxisin gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë, duke nxitur aknet.

Edhe stresi rrit nivelin e androgjenit në organizëm, i cili nxit gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë dhe kështu bllokohen poret. Gjithashtu, lëkura nuk rigjenerohet lehtë kur trupi është nën stres.

Trajtimi kundër akneve

-Vajra të fortë antibakteriale si vaj rigoni dhe vaj nga bima e çajit.

-Acidi benzoik që vret bakteret, ndalon prodhimin e sebumit.

-Sulfur, antibakterial.

-Acidi salicilik, i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret.

-Vitamina A- retinoide, të cilat hapin poret dhe i ndihmojnë në pastrimin e tyre.

Këshilla të thjeshta:

-Lajeni fytyrën 2 herë në ditë.

-Mos e prekni me duar gjatë ditës dhe largojini flokët nga fytyra.

-Përdorni ‘make-up’ që nuk i bllokon poret e lëkurës.

-Mos i prekni aknet që janë në lëkurë, sepse shtohen.

-Mos përdorni shumë kafe dhe sheqer.

-Lajeni fytyrën para se të flini.

-Përdorni krem hidratant në dimër dhe krem mbrojtës në verë.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti