“Kapni armët, boll me zagarë”! Plani 28-vjeçar i dyshes Meta-Berisha për të destabilizuar Shqipërinë (Video)

Meta dhe Berisha i kanë bërë thirrje popullit shqiptar të kapë armët dhe të ngrihet në luftë

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy politikanët shqiptarë, që kanë për qëllim destabilizimin dhe shkatërrimin e vendit. Këtë e kanë dëshmuar dhe vetë si Presidenti Meta, ashtu edhe ish-kryeministri Berisha. Të dy politikanët ndajnë ide dhe mendime të njëjta, si dhe bëjnë plane të përbashkëta për të destabilizuar Shqipërinë.

Të frikësuar në palcë nga drejtësia e re, që është futur më në fund në hallkën më të rëndësishme të vënies drejtësi dhe pritet të godasë si kurrë më parë, Meta dhe Berisha po shfrytëzojnë çdo gur për të shpëtuar kokën dhe pasurinë e tyre milionëshe, ndonëse në kurriz të shqiptarëve.

Në kohë të ndryshme, si Meta edhe Berisha kanë bërë thirrjen destabilizuese për armatosjen e popullit. Në një kohë kur e gjithë politika është përfshirë nga një debat i nxehtë për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm, ‘Pamfleti’ iu risjell dhe njëherë në vëmendje deklaratat e turpshme të dy politikanëve të lartë shqiptarë, që në këto 28 vite demokraci kanë drejtuar vendin, duke rrjepur e përçarë shqiptarët.

Siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme, Meta dhe Berisha i kanë bërë thirrje popullit shqiptar të kapë armët dhe të ngrihet në luftë. Madje, deklarata e Presidentit është edhe më skandaloze, teksa thotë se do ta armatosë popullin vetë ai.

Për më tepër, iu ftojmë të ndiqni videon:



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti