“Kapni armët”! Rama goditje të fortë Metës: I çova provat e mëkatit, është në fazë kritike, s’di si të dalë nga gropa!

"Kapni armët"! Rama goditje të fortë Metës: I çova provat e mëkatit, është në fazë kritike, s'di si të dalë nga gropa!

Ka vijuar edhe ditën e sotme tensioni dhe përplasja e ashpër mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shkak për këtë përplasje të re mes dy institucioneve kryesore në vend është bërë mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme nga Presidenti Meta.

Pas reagimit të këtij të fundit, i cili pak më parë u shpreh me tone të ashpra se nuk ka fuqi në botë që mund të kërcënojë, shantazhojë e bëjë presion Presidentit, ka ardhur reagimi i Ramës. Me po të njëjtën gjuhë të ashpër, por edhe me nuanca ironike, Rama shkruan në rrjetet sociale se Meta nuk duhet të merret seriozisht, pasi mund t’i ketë vjedhur passwordin e faqes zyrtare bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, mes të tjerash kreu i qeverisë thekson se Meta mund të jetë dhe në fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë nuk di si të dalë nga gropa që i ka hapur vetes, duke shtuar se i ka çuar provat e mëkatit ndaj Gent Cakajt dhe po vuan.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti