Karkalecat ‘pushtojnë’ vendin më të shenjtë të islamit, pastruesit në luftë me to (Video)

Vendi më i shenjtë në Islam është goditur nga një “murtajë” e karkalecave duke i detyruar pastruesit të veprojnë për t’i larguar ato. Sipas mediave të huaja pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë insektet që po fluturonin rreth Xhamisë së Madhe në Mekë, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë myslimanë.

Në një nga videot thuhet se insektet mund të shihen qartë natën ku ambienti ndriçohet nga dritat e xhamisë. Ndërsa një vështrim më i afërt tregon ato duke lëvizur në të gjitha drejtimet, gjithashtu edhe mbi kokat e pastruesve në uniforma të gjelbra që përpiqen të merren me to.

 

 Autoritetet e Mekës ndanë fotot në mediat sociale të pastruesve të veshur me maskë fytyre, të cilët bënë spërkatjen me insekticid. Zyrtarët thanë se insektet ishin identifikuar si ‘karkaleca të zeza’, sipas faqes Arabe. Mediat shkruajnë se për “pastrimin” e tyre janë angazhuar 138 njerëz që punojnë në 22 ekipe.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti