KE publikon raportin: Shqipëria rritje ekonomike 3.9%

KE publikon raportin: Shqipëria rritje ekonomike 3.9%

Komisioni Europian ka publikuar raportin e fundit mbi projeksionet ekonomike.  Për vendin tonë, KE  parashikon një rritje ekonomike prej 3.9%, gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.

Në kategorinë e zhvillimeve kryesore, Komisioni përmend vetëm protestën e studentëve kundër qeverisë, që çuan në shkarkimin e ministres së Arsimit, ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe gjashtë ministrave të tjerë.

Për sa i përket punësimit, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian deklaron se ky treg ndoqi tendencën e zgjerimit ekonomik. Përgjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, rritja e përgjithshme e punësimit mes moshës nga 15-64 vjeç rezultoi në rritje me 1.8%, në rang vjetor, ndërsa punësimi në sektorit privat, me përjashtim të bujqësisë u rrit me 7.5%.

Ndër zhvillimet monetare, në raport thuhet se Banka Qendrore vijoi blerjen e monedhave të huaja, për të parandaluar mbiçmimin e lekut përballë euros, shkruan scan.

Në fund të dhjetorit 2018, leku u forcua me 7.36% përballë euros, krahasuar me dhjetorit e vitit 2017. Komisioni Europian konfirmon parashikimin e Bankës së Shqipërisë se, inflacioni do të shkojë brenda objektivit prej 3%, në vitin 2020.

Në kategorinë e zhvillimeve fiskale, komisioni përmend miratimin e buxhetit të vitit 2019 në parlament, që është i bazuar në performancën pozitive të vitit 2018, me një deficit fiskal prej 1.9% dhe një reduktim të borxhit publik në 65.5% të prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

 

 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti