‘Këtë goxha hyrja nuk e bëra kot, por t’i them Lulashit se je një idiot!’

'Këtë goxha hyrja nuk e bëra kot, por t’i them Lulashit se je një idiot!'

Çdo ditë në mëngjes,

afër orës pesë,

hoxha na bën zgjimin,

të marrim avdes!

 

Erdhën kohë moderne,

hoxha s’këndon vetë,

lutjet regjistrohen,

veç në një kasetë!

 

Unë i them përgjumësh:

“Ç’ke-o hoxhë xhani,

ç’kusur kanë kristianët,

që t’i zgjojë Kurani?!”

 

Këtë goxha hyrja,

nuk e bëra kot,

por t’i them Lulashit,

se je një idiot!

 

Se je një idiot,

i shekullit ton’,

se fjalët që thua,

nuk i inçizon?!

 

Me pika e presje,

inçizoi të tëra,

se thua e thua,

po të njëjtat gjëra!

 

Hidhen në kaseta,

lutjet tek Kurani,

jo më fjala jote,

Luli Sharlatani

 

Kot ja ke marrë vrapit,

në Jug e Veri,

inçizo fjalimin,

dhe gjej një sozi!

 

Dhe kështu takimet,

do dalin më mirë,

dhe ti i shikon,

me rehat në zyrë!

 

Telendis çdo ditë,

sozi e kasetë,

që të jesh i freskët,

në gjashtëmbëdhjetë!

 

Ditë kur historia,

vetë të ka thirrur,

po ajo s’të do,

me një zë të ngjirur!

 

S’ka rëndësi vendi,

Fier-a Tropojë,

ti të njëjtat fjalë,

nxjerr nga ajo gojë!

 

Të gjithëve u thua,

po të njëjtat fjalë,

e tani ke shpresa,

të bëhesh me djalë!

 

Të bëhesh me djalë,

të vish në pushtet,

ndaj edhe të duhet,

sozi e kasetë!

 

Në kasetë fjalimin,

kur e ke fiksuar,

kuptohet-pa thënë,

asgjë s’ke harruar!

 

Edhe po të jesh,

fare tekahyt,

të nderon kaseta,

edhe stili yt!

 

S’të kupton njeri,

në rrëmujë të madhe,

thjesht do hapësh gojën,

dhe s’do flasësh fare!

 

Dhe pse drita ka,

njëzet e katër orë,

mbaj për siguri,

një gjenerator!

 

Askush s’do kuptojë,

se je me kasetë,

dhe kur është sozia,

edhe kur je vetë!

 

Dita e protestës,

s’do ketë ndërlikime,

se ke deklaruar,

që s’do ketë fjalime!

 

Me kohë kishe hyrë,

ti në histori,

të kishe kasetën,

edhe një sozi!

 

Po prapë vërdallë,

vjen një korb i zi,

dhe të thotë-pushtetin,

shihe me dylbi!

Arben DUKA

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti