Komisioni i Ligjeve, votohet protokolli: Maqedonia e Veriut në NATO

Komisioni i Ligjeve, votohet protokolli: Maqedonia e Veriut në NATO

Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar  ka votuar në formë unanime për protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Me një konsensus të plotë, anëtarët e opozitës dhe të maxhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë shteti të Maqedonisë së Veriut për t’ju bashkuar kësaj aleancë si anëtarja e 30-të.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.

Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të  Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë    është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti