Krijohet aplikacioni për meshkujt që lejon të gjurmojnë gratë e tyre nga shkojnë

Apple dhe Google janë akuzuar së fundmi se po ndihmojnë në përforcimin e ndarjeve gjinore në Arabinë Saudite.Kjo pasi të dyja kompanitë kanë ofruar në platformat e tyre një aplikacion që i lejon burrat që të gjurmojnë gratë e tyre.

Aplikacioni i quajtur Absher është i disponueshëm si në Google Play ashtu edhe në App Store ndërsa është zhvilluar nga qeveria saudite.

Ndër të tjera, qëllimi kryesor i aplikacionit është që t’i njoftojë burrat në momentin që gratë e tyre kalojnë kufirin.

Absher është identifikuar nga aktivistët dhe refugjatët si një faktor madhor që ndikon në vështirësinë që kanë gratë saudite për të dalë nga vendi. 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti