Kush është militanti i PS që urdhëroi policinë të futej në fakultete dhe të dhunonte studentët (Shkresa)

Është zbuluar personi që i kërkoi Policisë së Shtetit të ndërhynte nëpër fakultete për të nxjerrë me forcë jashtë studentët e ngujuar prej ditës së djeshme. Mësohet se urdhri është dhënë nga administratori i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa, i cili përmes një shkrese të publikuar sot nga mediat i kërkon policisë të ndërhyjë.

Në shkresë, Dafa shkruan se prania e efektivëve është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë.

Por, kush është Skerdi Dafa, një emër i njohur në Partinë Socialiste?

Dafa ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant. Bordet e Administrimit janë akuzuar dhe më herët si të kapura nga qeveria, ç’ka bën që Universitetet mos të kenë autonominë reale dhe të shumëkërkuara.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti