Kush është mjeku që u dhunua në QSUT, policia shpall në kërkim 45 vjeçarin (Foto)

Kush është mjeku që u dhunua në QSUT, policia shpall në kërkim 45 vjeçarin (Foto)

Një ditë më parë një mjek ka denoncuar se është dhunuar në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur procedimin penal për autorin.

Bëhet fjalë për mjekun infeksionit Gentian Stroni, i cili dje ishte nën cilësinë e mjekut të rojës në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Dyshohet se ai është dhunuar fizikisht nga familjari i një pacienti në QSUT. Pas aktit, autori është larguar ndërsa QSUT dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e kanë cilësuar ngjarjen të patolerueshme.

“Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale. Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet”, shkruan ministrja.

Mësohet se policia ka nisur procedimin penal për 45-vjeçarin me iniciale A.M, pasi ushtroi dhunë mbi mjekun.

Policia ka bërë të ditur se ditën e diele gjatë orës 13:30, shtetasi me inicialet A.M, banues në Tiranë ka goditur për shkak të detyrës mjekun e urgjencës.\

 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti