“Kusht i panegociueshëm”, studentët: Të shkarkohet personi që futi policinë në Universitete

"Kusht i panegociueshëm", studentët:Të shkarkohet personi që futi policinë në Fakultete

Studentët e Fakultetit të Juridikut vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambientet universitare dhe shprehen se nuk do të tërhiqen pas.

Të rinjtë kanë dënuar ashpër futjen e policisë në ambientet e fakulteteve, duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për këtë veprim.

Shkarkimi i administratorit Skerdi Dafa, i cili kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë në Universitete, është pika e dhjetë që i shtohet kerkesave të studentëve.

Ata thanë se kjo kërkesë e tyre është e parevokueshme.

Kërkojmë shkarkimin e administratorit që kërkoi futjen e policisë në Universitete, ky është një kusht i panegociueshëm”, u shprehën studentët e drejtësisë.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti