Luan Ramën e “zë meraku” për simbolet kombëtare: Veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë

Luan Ramën e zë meraku për simbolet kombëtare: Veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama mesa duket është shqetësuar për simbole kombëtare.

Ai ka akuzuar sot Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare.

Deputeti i LSI-së, në një postim në faqen e tij të Facebook,  shkruan se Ministria e Jashtme po përdor shqiponjën e bardhë në flamurin kombëtar.

Sipas Luan Ramës, kjo është një fyerje e rëndë që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po i bën simboleve kombëtare.

“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, shkruan Luan Rama.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti