“Lulzim Basha, pikëpyetja dhe makthi real i opozitës”

"Lulzim Basha, pikëpyetja dhe makthi real i opozitës"

Por që një lider opozite të kërkojë ndjesë se i ka tradhtuar një herë njërëzit e vet duke i gënjyer dhe duke bërë pazar me kundërshtarin, kjo është e padëgjuar. Tani e gjithë beteja e opozitës, vërtitet rreth këtij makthi: A do na mashtrojë sërish Lulzim Basha, apo jo? A do të na përdori sërish për pazar me Edi Ramën, apo jo?

Shkruan Mero Baze:

Ka një detaj të papërsëritshëm fushata 10 ditore e Lulzim Bashës qytet më qytet, për t’u mbushur mendjen demokratëve të vijnë në protestë më 16 shkurt në Tiranë. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me programin e tij elektoral, as me premtimet, as më llogaritë që i bën lëmsh si tabelën e shumëzimit, dhe as me broçkullat që thotë për Perëndimin.

Është një fjali si makth që përsëritet në çdo takim dhe ka të bëjë me karakterin e Lulzim Bashës, i cili duket se është pikëpyetja kryesore e opozitës dhe makthi real i saj.

Ai u betohet demokratëve çdo ditë, se këtë radhë nuk do t’i gënjejë dhe nuk do bëjë pazar me Edi Ramën.

Kjo është një histori e papërsëritshme në politikën shqiptare dhe atë botërore.

Ndodh shpesh që një kryeministër në detyrë, apo një politikan në pushtet, t’u kërkojë ndjesë elektoratit për premtime të pambajtura, për mundësitë e kufizuara që ka pasur.

Por që një lider opozite të kërkojë ndjesë se i ka tradhtuar një herë njërëzit e vet duke i gënjyer dhe duke bërë pazar me kundërshtarin, kjo është e padëgjuar.

Tani e gjithë beteja e opozitës, vërtitet rreth këtij makthi: A do na mashtrojë sërish Lulzim Basha, apo jo? A do të na përdori sërish për pazar me Edi Ramën, apo jo?

Kjo është tema e çdo komentatori politik të opozitës. Ata që janë me Bashën, dhe duan ta zbardhin atë, kanë filluar thonë se ai “nuk do na gënjejë më dhe nuk do të na shesë më tek Edi Rama”.

Politikanët aleatë me të në opozitë, që po ashtu duan të jenë me të, sërish premtojnë se ai nuk do t’i zhgënjejë dhe nuk do bëjë më pazare.

Vetë Lulzim Basha betohet çdo ditë se nuk do t’i shesë më.

Asnjë opozitë nuk ka pasur ndonjë herë kauzë të tillë si kjo e Lulzim Bashës.

Gjithë opozitat në botë premtojnë ndryshim, premtojnë program, premtojnë ndoshta dhe revolucion, ndërsa vetëm lideri i opozitës në Shqipëri, premton se nuk do t’i gënjejë më, dhe nuk do t’i shesë.

Mjafton kaq për të kuptuar se protesta e 16 shkurtit, më shumë se sa betejë për opozitën kundër qeverisë, është betejë e opozitës për të pranuar Bashën edhe një herë si udhëheqës, që betohet se këtë radhë nuk do t’i tradhtojë. Pasi siç ka thënë dhe vetë Basha, “po më gënjeve dy here, është faji im”.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti