Menopauza një nga fazat më të vështira për gratë, pakësoni ndjesinë e afshit me këtë ilaç natyral

Afshet e nxehta të menopauzës mund të pakësohen me disa mjete natyrore, të cilat do t’jua rendisë artikulli në vijim. Këto të fundit përmbajnë fitoestrogjen me bollëk. Afshet vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe menopauzës që përjeton një grua gjatë kësaj periudhe.

Ato japin ndjesinë e nxehtësisë në trup dhe shoqërohen me skuqje të lëkurës dhe djersitje të pazakontë. Shfaqen kryesisht gjatë natës dhe shqetësojnë procesin e gjumit, ndikojnë negativisht në shëndetin emocional, lidhen me luhatjet e humorit dhe shoqërohen me ankth.

Artikulli do t’ju njohë me disa mjete natyrore që ju ndihmojnë të kaloni afshet e menopauzës:

Ujë i ngrohtë me mjaltë

Ilaçi më i mirë natyror që kemi në shtëpi është mjalti. Ai përmban lëndë ushqyese të shumta, që mund të ndihmojnë të ulni afshin që shfaqet gjatë natës. Konsumimi i mjaltit do t’ju ndihmojë të rregulloni temperaturën e trupit tuaj, kështu që do të arrini të përmirësoni dhe gjumin.

Përbërësit:

250 ml ujë,

1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja:

Së pari, duhet të ngrohni ujin. Kur të ftohet pak, shtoni mjaltin. Sigurohuni që është e ngrohtë dhe jo e nxehtë.

Konsumimi:

Merrni këtë ilaç çdo ditë, të paktën 30 minuta para se të shkoni për të fjetur.

Çaj jonxhe

Jonxhet janë të mahnitshme, sidomos nëse përgatitni çaj me ta. Ata ju ndihmojnë të ulni nivelin e estrogjenit, pasi ky është faktori kryesor i shfaqjes së afsheve. Temperatura e trupit tuaj do të rregullohet me ndihmën e kësaj bime.

Përbërësit:

Pak jonxhë e freskët,

1 gotë ujë.

Përgatitja:

Kombinoje ujin me jonxhën. Lëreni përzierjen të vlojë në nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta.

E lini të ftohet pak dhe më pas mund ta pini.

Konsumimi:

Konsumoni pijen pas darkës.

Ekstrakti i tërfilit të kuq

Ekstrakti i tërfilit të kuq zotëron minerale esenciale dhe fitoestrogjen që ju ndihmon kundër afsheve të nxehta që shfaqen gjatë menopauzës. Ky ekstrakt ju ndihmon të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu stabilizon temperaturën e trupit. Tërfil i kuq është ndër mjetet më efektive natyrore.

Përbërësit:

1 lugë gjelle tërfil i kuq,

1 gotë ujë.

Përgatitja:

Së pari, duhet të vloni ujin. Pas kësaj, shtoni tërfilin e kuq. Lëreni të qëndrojë nga 10 deri në 15 minuta. Pastaj mund ta pini.

Konsumimi:

Rekomandohen 2 ose 3 gota çdo ditë.

Çaji jeshil

Ekspertët rekomandojnë që gratë të konsumojnë shumë çaj jeshil kur të arrijnë menopauzën. Ky çaj përmban fitoestrogjen dhe polyphenols, të cilat mund të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Përbërësit:

1 lugë gjelle çaji jeshil,

1 gotë ujë.

Përgatitja:

Ndiqni të njëjtën procedurë si të përgatitjes së çajit. E lini të ftohet 5 minuta pasi të jetë bërë dhe më pas konsumojeni.

Konsumimi:

Pijeni të paktën 1 orë para se të flini.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti