Meta kthehet i tmerruar nga SHBA, do publikohet lista e revokimit të vizave për zyrtarët e lidhur me Rusinë, terrorizmin e trafikantët e drogës

Meta kthehet i tmerruar nga SHBA, do publikohet lista e revokimit të vizave për zyrtarët e lidhur me Rusinë, terrorizmin e trafikantët e drogës

Presidenti është përpjekur që qëndrimin zyrtar të SHBA për shpalljen të padëshirueshëm të 170 zyrtarëve, mes të cilëve familjen e Berishës, ta unifikojë me një raport të “Transparency International”. Organet ligjzbatuese amerikane në bashkëpunim dhe me ambasadën e SHBA në Tiranë kanë përgatitur një listë me të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, të përfshirë në bashkëpunim me “bijtë e terrorit”, Rusinë dhe trafikantët e drogës dhe po mendon të përgjigjet duke shpallur “non grata”. Pikërisht një listë e tillë e ka tmerruar Metën, por dhe aleatët e tij, pasi të lidhur me Rusinë rezulton vetë Meta dhe kreu i opozitës Basha, që janë dhe nën hetim nga FBI amerikane për lobim me financime ruse. Meta e Berisha rezultojnë dhe si “flirtues” me “bijtë e terrorit”, dhe përfitues nga trafiku i kokainës dhe heroinës

Ilir Meta zhvilloi një vizitë në SHBA në kuadrin e “Mëngjesit të Lutjeve” në këtë vend, ku morën pjesë dhe deputetë e ish- ministra shqiptarë. Dukej sikur në këtë mëngjes lutjeje ishin mbledhur të gjithë “mëkatarët” shqiptarë, që nga Ilir Meta, Fatmir Mediu e deri tek Damian Gjiknuri, të gjithë me një histori të veten, në dëm të shqiptarëve, të cilët ose i kanë hedhur në erë, ose i kanë vjedhur ose i kanë masakruar.

Por, nëse “bashkë-mëkatarët” e tjerë nuk kanë folur publikisht, por janë mjaftuar me ndonjë foto sa për të treguar prezencën në SHBA, dhe se nuk janë shpallur “persona non grata”, Ilir Meta doli te “Zëri i Amerikës”, ku bëri “indietro” për të gjitha deklaratat e bëra në Tiranë. Kështu, Meta moderoi shkakun e mosdekretimit të Genti Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, duke i bërë një “lidhje të shkurtër” me marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë, dhe e transferuar me faktin se ai ka mandatuar vetëm Edi Ramën ministër të Jashtëm, për ta nënshkruar atë.

Pra anashkaloi arsyen e përmendur në refuzimin zyrtar të Cakajt, sipas të cilës Meta kishte përmendur dakordësinë e të propozuarit të Ramës në krye të diplomacisë, për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Por gjatë gjithë deklaratës së tij në “VOA” Meta është përpjekur që qëndrimin zyrtar të SHBA për shpalljen të padëshirueshëm të 170 zyrtarëve, mes të cilëve dhe familjen e Berishës, duke u revokuar vizat, ta unifikojë me një raport të “Transparency International”.

Presidenti është munduar të thotë se raporti i TI e rendit Shqipërinë në shkallët më të larta përsa i përket korrupsionit, ndërsa shigjeton reformën në drejtësi që sipas tij nuk ka dhënë rezultate, pasi raporti mbi korrupsionin pikërisht për këtë periudhën është bërë. Gjithë kjo përpjekje dhe “pirueta” të Ilir Metës në SHBA për të shmangur qëndrimet e forta dhe për të kalkuluar qëndrime që qëndrojnë larg situatës reale në Shqipëri, janë në funksion të përgatitjes për të përballuar më të keqen që pritet të vijë.

Organet ligjzbatuese amerikane në bashkëpunim dhe me ambasadën e SHBA në Tiranë kanë përgatitur një listë me të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, të përfshirë në bashkëpunim me “bijtë e terrorit”, Rusinë dhe trafikantët e drogës. Duke qënë se këto janë problemet numër një të Shqipërisë në një moment të rëndësishëm kur lufta ndaj ISIS po përfundon e luftëtarët e terrorit po rikthehen, duke paralajmëruar destabilitet, kur Rusia po tenton shtrirjen në Ballkan dhe kur kokaina e heroina po marrin “qytetarinë”, SHBA po mendon të përgjigjet duke shpallur “non grata” politikanët e zyrtarë e lidhur me to.

Pikërisht një listë e tillë e ka tmerruar Metën por dhe aleatët e mbështetësit e tij, pasi të lidhur me Rusinë rezulton vetë Meta dhe kreu i opozitës Basha, që janë dhe nën hetim nga FBI amerikane për lobim në SHBA me fonde të ardhura nga oligarkët dhe agjentët rusë të KGB. Ndërkohë që të lidhur me terrorin dhe radikalët islamikë rezulton Berisha dhe familja e tij, i cili njëherësh është i lidhur dhe me njerëz të krimit dhe trafikut të drogës, ku dhe Meta, përmes Klemend Balilin mban një rol kryesor.

Ndaj Ilir Meta ka qënë i detyruar të bëjë “pirueta” në SHBA, pasi ka qënë në pozitë të vështirë, sepse organet ligjzbatuese amerikane e kanë seriozisht pastrimin e politikës shqiptare nga krimi, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës./Pamfleti/

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti