Meta refuzoi “çunakun e tij”, veprimi i Baton Haxhiut kritikohet ashpër nga Çipa: I paedukatë, mjerë ne për shtetarësinë djallëzore!

Meta refuzoi “çunakun e tij”, veprimi i Baton Haxhiut kritikohet ashpër nga Çipa: I paedukatë, mjerë ne për shtetarësinë djallëzore!

Refuzimi nga presidenti Meta për Genti Cakajn si ministër i ri i Jashtëm, ka detyruar gazetarin dhe opinionistin kosovar Baton Haxhiu, që të publikojë një letër dërguar kreut të shtetit shqiptar, ku e këshillon që ta dekretojë me patjetër atë që Haxhiu e konsideron si vlerë në politikë. E në fakt është përfolur se Cakaj është një propozim i tij referuar Ramës për ta marrë në kabinet. Prej më shumë se një vit, ai kryen detyrën e zv/ministrit të Jashtëm.

Pas këtij veprimi gazetari Aleksandër Çipa e quan “të paedukatë” Baton Haxhiun. Çipa shprehet në një koment të shkurtër në rrjetet sociale se “kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut është i vettradhetueshëm prej gazetarit Baton”.

Reagimi i plotë i Aleksandër Çipës:

Kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut eshte i vettradhetueshem prej gazetarit Baton. Por paedukatesia publike e Baton Haxhiut permes nje letre publike drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, misherohet vetem tek shprehja e pare adresuese: ” Pershendetje Ilir!”

Vlera si monster komunikimi dhe sidomos prej ndermjetesi formal dhe informal e Batonit, fatkeqesisht eshte ende e paditur per qeverises te hershem dhe te perkohshem shqiptare me se pari ne Tirane dhe dokur edhe ne Prishtine. Mjere ne shqiptaret per shtetaresine qe kemi si ne shtetin e vjeter qe sillet perhershmerisht si rishtar, edhe per te riun qe mbetet femije dhe naiv djallezor!!!!

Mesazhi i plotë i Baton Haxhiut:

Përshëndetje Ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitjet publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disavjeçar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mban ende peshën e rëndë të dijes dhe trajtën e kujdesit njerëzor.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri, të cilin mban mbi tryezë, për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngrihesh përmbi politikat ditore, interesat e ngushta dhe logjikën feudale ku është mbërthyer Shqipëria dhe Kosova, unë, miqësisht, të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti