Mziu jep përgjigjen e tij, mesazh të qartë presidentit Qarri

Presidenti i Laçit shpërthen: Ose unë, ose Xhelal Mziu në burg!

Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, foli në lidhje me ekipin e Kamzës dhe presidentin Naim Qarri. Ai mendon se do të kontribojë kur numri një i klubit të paguajë pjesën e tij.

“Siç e thashë Qarri ka 51% të aksioneve. Ne jemi në gjysmën e kampionatit dhe një pjesë e futbollistëve thonë që s’kanë marrë 6 ose 7  rroga, pra nuk është hedhur asnjë lek. Bashkia ka qenë  kontribuuesi kryesor  vitin e kaluar për të mos 100% vitin e kaluar. Këtë vit kemi kërkuar që të kemi një kuotë të paracaktuar, që të dimë sa duhet të kontribuojmë, për momentin nuk ka asnjë gjë konkrete”.

“Bashkia është e gatshme të financojë kur presidenti të kryejë pjesën e vet të likuidimit ndaj lojtarëve. Më shumë se sa gjysma e kampionatit duhej financuar nga presidenti si pronar i 51% të aksioneve. Ne si bashki do të financojmë pjesën tonë kur këtë gjë ta bëjë dhe presidenti i klubit.

“Duhet t’ju kujtoj se Qarri është akoma debitor për vitin e kaluar. Gjithsesi për këtë vit jam i gatshëm për të kontribuuar 49% e bashkisë, por e përsëris këtë gjë do e bëj kur ai të paguajë 51% e vet”.

“Nuk kam një krisje marrëdhëniesh me Naim Qarrin. I kam kërkuar që aksionet e tij, ose t’i shesë ose t’i dhurojë, ose t’ia blejë bashkisë pjesën e mbetur . Është e pamundur që presidenti i klubit të jetë dikush që nuk kontribuon dhe bashkia të jetë donatori”.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti