Nara nxjerr bllof Interin: S’ka gjobë, Icardi i përfshirë nga ligësia në ekip

Wanda Nara përmban gjithmonë lajm, sa herë flet. Ajo është menaxherja e bashkëshortit, Mauro Icardi, ndërsa ka lëshuar disa akuza të forta në drejtim të Interit. Nara mendon se ka ligës brenda ekipit. 

“Kam takuar klubin kur më kërkuan takim, por folëm për gjëra të tjera. Do doja që Mauro të ishte më i mbrojtur nga skuadra, sepse ka momente kur dalin gjëra të këqija nga brenda. Prioriteti është Interi dhe nuk kam telefonuar kurrë për të kërkuar rinovimin”.

“Ai golat i shënon gjithnjë, nuk ka probleme. Në Parma shënoi Lautaro, edhe për shkak se Mauro bëri një lëvizje të shkëlqyer, por nuk duhet të harrojmë se Icardi nuk po merr shumë pasime këto kohë. Ndoshta Spalletti duhej ta fuste më shpejt Lautaron, sepse ai dhe Icardi janë miq, nuk ka rivalitet mes tyre. Gjoba për të dy? Nuk ekziston”, – përfundon Wanda. 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti