Në kulmin e debatit, Bushati godet ashpër Ramën me këtë mesazh (Video)

Në kulmin e debatit, Bushati godet ashpër Ramën me këtë mesazh (Video)

Teksa e gjithë politika shqiptare dhe ajo kosovare janë përfshirë në një debat të nxehtë mbi mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ministri ende në detyrë në këtë post, Ditmir Bushati, i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri i shkrkuar Bushati i kujton Ramës një nga arritjet e mëdha të Ministrisë së Jashtme në arenën ndërkombëtare gjatë kohës kur ky dikaster drejtohej prej tij. Ai sjell në vëmendje momentin kur Shqipëria mori rekomandimin më 2018 për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“Shqipëria do të drejtojë OSBE në 2020. Vendi ynë mori në 2018 rekomandimin dhe një kalendar të qartë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim ne BE. Momente kyçe u shënuan edhe për strategjinë e zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor, agjendën e ndërlidhshmërisë.

Arritje këto të diplomacisë shqiptare në angazhimin dhe rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon, po dhe në arenën ndërkombëtare. Fjala ime në pritjen e organizuar nga Kryeministri me trupën diplomatike të akredituar në Shqipëri”, shkruan Bushati.

 



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti