Neymar-Barcelona, 5 telefonatat që kanë ndryshuar historinë

Neymar zbulon të ardhmen e tij

Mund të bëhet realitet, Barcelona do që të rikthejë brazilianin Neymar. Më saktë, braziliani kërkon që të rikthehet tek ekipi katalanas sërish.

El Mundo Deportive ka zbuluar se babai i brazilianit, njëkohësisht agjent i tij, ka kryer pesë telefonata me drejtuesit e Barcelonës. Madje, raportohet se ai iu ka kërkuar ndjesë thellësisht për mënyrën se si lojtari u largua dhe tani janë të gatshëm të rikthehen. Kontaktet e para kanë ndodhur gjatë fundit të sezonit të kaluar dhe kanë vazhduar intensivisht kohët e fundit.

Informacionet e dala shpjegojnë se klubi i është përgjigjur Neymar-it se gjëja e parë që duhet të bëjë është të tërheqë padinë që ka ngritur kundër klubit, ndërsa përgjigja e babait ka qenë negative sepse dëshiron të marrë 30 milionë eurot që klubi katalanas i ka mbajtur sulmuesit.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti