Ngërdheshja para “kafshatës” është vrastare

Ngërdheshja para "kafshatës" është vrastare

Oh sa lumturi po na shohin sytë!

Fëmijët e dy familjeve kryesore politike në vend iu hakërrehen me portrete të lumtura e të buzëqeshura shqiptarëve. A thua mendojnë ndonjëherë  për lumturinë e bashkëmoshatarëve këta fëmijë baballarët e nënat e të cilëve vendosin për fatin e shqiptarëve.

A thua mbërrijnë tek ata hallet tona.  A thua u kërkojnë prindërve të tyre skema lumturie në vend të skemave të kafshatës.

Të jesh i varfër në shoqërinë tonë të kamjes është sinonimi i së keqes më të madhe, thotë Bartolini. Është si sëmundje. Cinizmi i një nisme si “skema e kafshatës” dikur, është vrasës. Pasi kanë ndërtuar një sistem ku i vdesin njerëzit deri edhe për bukë e u marrin dinjitetin, u hedhin edhe kafshata, si qenve dhe nuk ngurojnë t’ju dalin para të ngërdheshur.

Ndërmjet tyre dhe njerëzve të këtij vendi janë disa rrathë të pakalueshëm, rrathë të interesit që rrethojnë pushtetin dhe kanë vetëm një fokus: paranë.

Luksi të errëson sytë dhe askush nuk sheh dot më larg se rrethi i parë, rreth vetes.

A thua lumturoheni nga dëshpërimi i të palumturit?!/Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti