“Nuk ka fuqi në botë që kërcënon Presidentin”! Ilir Meta i tregon forcën Ramës e Baton Haxhiut: Askush s’më bën dot presion e shantazh!

“Nuk ka fuqi në botë që kërcënon Presidentin”! Ilir Meta i tregon forcën Ramës e Baton Haxhiut: Askush s'më bën dot presion e shantazh!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rritur tonet këtë mëngjes, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiut dhe të gjithë atyre që po i bëjnë presion të dekretojë Gent Cakajt si ministër të Jashtëm të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta iu tregon forcën të gjithë atyre që e shantazhojnë e kërcënojnë, duke thënë se nuk ka fuqi në botë që mund t’ia bëjë këtë gjë Presidentit të Shqipërisë. Ndër të tjera, Kreu i Shtetit shkruan se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, shkruan Meta.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti