Oligarku Ulaj e ka “kapur për fyti” Edi Ramën, përjashton fantazmën “D.H Albania” 3 vjet nga tenderët, “Gener 2” në veprim

Oligarku Ulaj e ka “kapur për fyti” Edi Ramën, përjashton fantazmën “D.H Albania” 3 vjet nga tenderët, “Gener 2” në veprim

Kryeministri është zhytur aq keq e thellë në gropën e botës së krimit e korrupsionit, sa tani e komandon oligarku krye-trafikant kokaine i firmës “Gener 2”, që urdhëron e financon klanet mafioze politike e shtetërore në Shqipëri, me veprimtari koncesionet e fondeve publike dhe “lavatriçe” e miliardave që grumbullon nga krimet, trafiqet e korrupsioni i përbashkët me shefat e pushtetit

Ndërkohë, që vazhdon hetimi i përbashkët Shqipëri-SHBA, për firmën fantazmë “D.H Albania”, një filial hije i hapur nga Bashkim Ulaj vetëm 1 muaj para temdnerit dhe me 4 adresa false, sa për të realizuar marrjen e 2 tenderëve 30 milionë euro në Unaza e re dhe OST, kryeministri Rama, vazhdon lojën në shërbim të këtij krimi ndërshtetëror Shqipëri-SHBA, duke e mbajtur firmën “D.H Albania”, në sistemin e prokorimeve.

Me urdhër të kryeminsitrit Edi Rama dhe me firmë të drejtores së tenderëve (APP), Reida Kashta, fatazma “D.H Albania”, është ndëshkuar me 3 vite përjashtim, nga e drejta për të marrë pjesë në tendera shtetëror dhe pas 3 vitesh, ajo do të futet përsëri, në pazare me shefat e pushtetit që do jetë në fuqi, për të marrë tendera e koncesione.

Çfarë po bëhet kështu e këtu, në këtë vend xhungël, me këtë kryeministër bandit, që nuk pj**dh as për ligje, as për shtet, as për popull e as për ndërkombëtarë, por prej 6 vitesh në pushtet, vazhdon bën hajdutëri e krime të çdo lloji, financon e mbron biznese kriminale, me fonde publike koncesionare për 20-30 vjet?!

Megjithëse u faktua, se “D.H Albania” është firmë hije, përdorur nga Bashkim Ulaj, për të zhvatur me letra amerikane false, 30 milionë euro fonde publike e për më tepër, kur administratori “kukull” Avdjol Dobi, është në kërkim ndërkombëtar dhe nga SHBA, kryeministri Rama dhe Drejtorja e APP e urdhëruar prej tij, kanë vazhduar skandalin, duke vendosur, që firma “D.H Albania”, të përjashtohet vetëm 3 vite nga koncesionet!

Sipas vendimit të marrë, nga APP, që është direkt e 100% në vartësi të kryeministrit, firma fantazmë që nuk ekziston fare, nuk do të marrë pjesë në prokurime, nga data 7 shkurt 2019, deri në datën 7 shkurt 2022, ndërsa Bashkim Ulaj me firmën “Gener 2”,  do jetë në aktivitet, paçka  se sajoji e përdori me letra false hijen “D.H Albania”, ndërkohë që duheshin çuar të dyja për ndekje penale e duheshin ç’regjistruar nga QKB./Pamfleti

Njoftimi zyrtar i APP, datë 11.02.2019

– “Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti DH Albania, degë e shoqërisë së huaj “Dunwell Haberman LLC, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt L81918008S, me seli në Tiranë, përjashtohet 3 (tre) vjet nga prokurimet publike, duke filluar prej datës 07.02.2019, deri në datën 07.02.2022”.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti