Pasi shtetarët u vodhën tokat, do kompensojnë ish-pronarët e Vlorës, në malet e Skraparit, Pukës e Bulqizës

Pasi shtetarët u vodhën tokat, do kompensojnë ish-pronarët e Vlorës, në malet e Skraparit, Pukës e Bulqizës

Qeveria, në vend të sekuestrojë e ndëshkojë grabitësit, po vazhdon të tallet e me pronarët legjitimë, duke tentuar të mashtrojë BE-në, me gjoja, zbatimin e kushtit, për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke bërë kompensime, në fshatra e zona, që janë braktisur edhe nga vetë banorët e tyre

Për të mashtuar BE, lidhur me një nga kushtet e vendosura prej saj, për zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri, qeveria “Rama”, ka nxjerrë nga sirtari, vendimin e datës 5 dhjetor 2014, miratuar sipas listës emërore të ish-pronarëve të Qarkut Vlorë, që do kompensohen me toka, në rrethe të tjera.

Bëhet fjalë, për ish-pronarët, që kanë troje e toka në vijën bregdetare, por dhe brenda qytetit e zonave të Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Palasës, Lukovës, Piqerasit, Borshit, Kakomesë, Sarandës, Delvinës, Çukës, Butrintit etj., të cilat janë zaptuar nga qeveritarë, politikanë, oligarkë, zyrtarë të drejtësisë e “të fortë”, të lidhur me ta.

Në vend që shteti, t’ua sekuestrojë grabitësve dhe, t’ua rikthejë pronarëve legjitimë, ka vendosur, të kompensojë “viktimat” me toka e troje, në rrethe, qytete dhe fshatra skajorë e malorë të vendit, nga kanë ardhur politikanët dhe shtetarët, zaptues të takove në bregdet.

Sipas vendimit të qeverisë “Rama”, të datës 5 dhjetor 2014, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka hartuar listën me emrat dhe sipërfaqet konkrete, që do t’i kompensohet secilit ish-pronar të Qarkut Vlorë, duke caktuar dhe qytetet e fshatrat, ku do t’u jepen toka pronë shteti, që janë të lira.

Sipas planifikimit, ish-pronarëve që u janë vjedhur e zënë tokat në Vlorë, Himarë, Dhërmi, Palasë, Piqeras, Lukovë, Borsh e deri në Sarandë, do të kompensohen me toka të lira, në zonat malore të Skraparit, Kukësit, Ersekës, Beratit, Elbasanit, Ballshit, Pukës, Tepelenës, Bulqizës, Dibrës, Matit, Hasit, Librazhdit, Mirditës e zona të tjera, që janë “gërmadha” e janë braktisur edhe nga vetë banorët e këtyre zonave./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti