Përse nuk ngrihen në revoltë shqiptarët?!

Përse nuk ngrihen në revoltë shqiptarët?!

Qeverisja e Saliut e bëri shtetin sipas “modelit të Vuçidolit”, e Fatos Nanos sipas “modelit të xhinit”, e Ilir Metës sipas “modelit të Monikës” dhe i Edi Ramës sipas “modelit të studios artistike të dështuar”.

Shkruan Prof. Dr. Sulejman Abazi- Nesha

Po i bie drejtë e në kokë problemit, në mënyrë të përmbledhur.

Refleksion nga historia jonë: kemi zhvilluar luftëra të përgjakëshme kundër armikut të jashtëm, por pa një traditë për të reaguar brenda vetes, për shkak të përçarjes tradicionale, si pikë e dobët brenda fuqisë kombëtare.

Respektojmë shumë të huajt, kur ata sillen paqësorë, ndërsa kundër armikut jemi unikal deri në fitore.

Vlerat tona luftarake ua kemi dhënë të tjerëve, deri në ngritje dhe drejtim perandorish.

Problemet e brendëshme na kanë vënë përherë në gjum.

Mënyra e jetesës në fise ka dhënë ndikime të forta në mosekzistencën e marrëdhënieve të brendëshme shoqërore.

Në veri të vendit kemi pasur më shumë kryengritje, por të copëzuara, ndërsa në jugun e vendit më rrallë, por në mënyrë unike me krahina të tëra.

Ndërgjegja kombëtare kolektive në planin e brendshëm mungon, kur popujt e tjerë rrotull nesh nuk të falin, kur është fjala për mbarëvajtjen e shtetit të tyre.

Dallohemi në mungesën e organizimeve shoqërore, përtej dhe përballë traditës fisnore.

Mungesa e cilësimit të kohës, mungesa e kulturës qytetare, mungesa e tregut që rrit shkallën e zhvillimit.

Lëvizjet qytetare mungojnë, sepse nuk ka traditë për këtë.

Në gjysëm shekulli shqiptarët i bashkoi prona dhe në këtë kohë 30 vjeçare i shkatërroi po prona.

Në Shqipëri secili punon dhe tenton të pasurohet për vete, kundër normave humane kolektive.

Qeverisja e Saliut e bëri shtetin sipas “modelit të Vuçidolit”, e Fatos Nanos sipas “modelit të xhinit”, e Ilir Metës sipas “modelit të Monikës” dhe i Edi Ramës sipas “modelit të studios artistike të dështuar”.

Kemi arritur në një pikë kritike: Vetëm faktori ndërkombëtar, por jo ai europian, mund ta bëjë Shqipërinë.

Në qeverisjen e sotme në Shqipëri, Qeveria “Rama” nuk ka se çfarë të jap më dhe në vijim, ajo ka kaluar në shkatërrimin e shtetit, pronës, pasurisë kombëtare dhe të shoqërisë. E gjithë pasuria kombëtare është dhënë me konçesion sipas modelit “BOT, BOO dhe PPP”. Këto pasuri janë përdorur për tu dhënë me koncesion tek privatet, ku buxheti i shtetit perfiton vetem 1-3 % te investimit! Kjo është kriminale dhe tradhëti kombëtare.

Në këtë situatë të mbingarkuar me problem të brendëshme dhe të jashtëme, populli “mund t’i përbysë kazanët”, vetëm në rastin e një njeriu në krye, që s’di të kthehet më prapa.

Tribunalizmi sot mungon. Njeriu tribun që mund të ketë ndikim të fuqishëm dhe të besohet në kauzën e tij, sot mungon.

Opinioni sot po rrotullohet rreth protestës së studentëve, të cilët në këtë periudhë po marrin goditjen më të madhe nga shteti dhe pushteti. Protesta studentore konceptin e lëvizjes dhe të organizimit për të drejtat që kërkojnë, e kanë të lidhur më kë kanë në krye, pa llogaritur fundin e qëllimit të tyre.

Populli sot kërkon prijësin e tij.

Mungon ai “Kristal” që rrotull tij fillon e krijohet masa e madhe e akullit. Prijësi mungon dhe në këtë situatë të vështirë, fati po i ndihmon shqiptarët, sepse kemi një aleat të fortë, siç janë SHBA-të.

A kemi ne infrastrukturë të tillë kombëtare që ta gjej këtë prijës, apo kjo është lënë në dorë të strukturave agjenturore të jashtëme?!

Pra, me sa duket po funksionon kjo e fundit.

Protesta paqësore e studentëve pati frikë të quhej “politike”. Ajo nuk shkoi përtej “8 kërkesave”, kur populli kërkonte të gjente veten mes të rinjve, përtej kërkesave selektive, drejt një revolte popullore gjithëpërfshirëse, për ta shpëtuar Shqipërinë.

Protesta studentore kaq ishte. Prej saj përfitoi në mënyrë dinake vetëm Edi Rama, por jo studentët e as Shqipëria.

Bajroni e ka thënë: “Ku i çon i pari i fisit, atje shkojnë shqiptarët”.

Deri tani kemi rendur si delet pas emrave të veçantë karizmatikë, që na kanë çuar pa mëdyshje në buzë të humnerës disa herë.

Treshja politike PS, PD, LSI e kanë humbur legjitimitetin e drejtimit të jetës së vendit, prandaj shqiptarët nuk ngrihen.

Ata sot kërkojnë dhe presin tjeter gjë.

Ku është ajo forcë politike e re e një Demokracie të Re dhe ku është ai njeri me vizion dhe kauzë të thekëshme, për ta shpëtuar Shqipërinë, që shqiptarët të ngrihen dhe t’i shkojnë pas?!

Le të presim dhe të shpresojmë.

“Medalja e Artë” e Gjeneralit të Paqes, Ajzenhauer.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti