Policia gjakos studentët dhe i nxjerr me forcë nga dyert e fakulteteve, pas Juridikut përplasje të forta dhe tek Ekonomiku (Foto-Video)

Policia gjakos studentët dhe i nxjerr me forcë nga dyert e fakulteteve, pas Juridikut përplasje të forta dhe tek Ekonomiku (Foto-Video)

Studentët e Universitetit të Tiranës vijojnë protestën edhe në këto ditë të acarta të janarit, me qëllim që t’iu plotësohen kërkesat e tyre, që nga ulja e tarifave të shkollimit e deri te kushtet skandaloze nëpër godinat ku banojnë.

Pas protestave masive nëpër rrugët e kryeqytetit, para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, të rinjve janë ngujuar nëpër fakultetet e tyre, duke bojkotuar mësimin. Por kjo mënyrë e re proteste nuk është pritur mirë nga policia, e cila është hedhur në sulm për të trembur e zmbrapsur rininë shqiptare, që është ngritur si një ‘uragan’ për të rrëzuar qeverinë e korruptuar ‘kokë e këmbë’ dhe të lidhur me krimin.

Prej mbrëmjes së kaluar, policia ka nisur sulmet e ashpra ndaj studentëve, duke i nxjerrë ata me forcë nga Fakulteti i Drejtësisë. Tensionet kanë nisur në orët e vona të darkës dhe kanë vijuar edhe paraditen e sotme te fakulteti i Ekonomikut.

Teksa studentët janë të vendosur dhe nuk dorëzohen në qëllimin e tyre për të bojkotuar mësimin derisa të zgjidhen kërkesat e tyre, policia ka nisur sulmet, duke i dhunuar dhe treguar forcën ndaj tyre.

Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë, por që janë dhunuar e gjakosur nga uniformat blu, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin me forcë jashtë.

Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet qartë përplasja e uniformave blu me të rinjtë, të cilët vijojnë qëndresën për të drejtat e tyre. Mësohet se ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit, ku siç shihet në pamje, efektivët tërheqin me forcë studentët për t’i nxjerrë jashtë, madje edhe kapin për fyti e qëllojnë të rinjtë, duke mos kursyer as studentet vajza.

Sherr te Juridiku rreth mesnatës, policia tregon forcën ndaj studentëve të ngujuar, të rinjtë shpërthejnë në britma: Mos na prekni! (Video)

Skandal/ Policia dhunon vajzat tek Ekonomiku, momenti kur kapet për fyti dhe qëllohet studenti (Video)




Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti