Qeveria 12 vjet me vonesë, minatorët ultimatum kryeministrit: Ke afat deri më 22 shkurt

Qeveria 12 vjet me vonesë, minatorët ultimatum kryeministrit: Ke afat deri më 22 shkurt

Një grup minatorësh janë duke protestuar sot përpara Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e “statusit të minatorit”. Afati kohor prej tyre është deri më datë 22 shkurt.

Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.

Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.

Kujtojmë që minatorët kanë qenë përherë në protesta, pasi statusi i tyre nuk është miratuar. Më parë kanë protestuar edhe për pensionet të cilët kërkuan që mos të jenë më pak se se 175 përqind e pagës minimale.

 

 

 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti