Rama “bekon” kompaninë “Shpresa-Al” me monopolin e kontrollit fizik të impianteve të gazit, më parë i dha kolaudimin e transportit të ushqimeve

Rama “bekon” kompaninë “Shpresa-Al” me monopolin e kontrollit fizik të impianteve të gazit, më parë i dha kolaudimin e transportit të ushqimeve

Shërbimi nga shteti për kontrollin fizik të impianteve të gazit dhe benzinës bëhej përkundrej shumës 6-7 mijë lekë, ndërsa kompania e Ramës që ka monopolin e bën 20 deri në 30-fish më shtrenjtë, 130-200 mijë lekë. Vetëm tre vite më parë, Rama dhe Meta përmes ish ministrit të Transporteve të LSI Edmond Haxhinasto i dhanë “Shpresa-Al” monopolin e kolaudimit të automjeteve që transportojnë produktet ushqimore. Çmimi sërish 20-fish më i lartë se sa kur ky shërbim ofrohej nga shteti

Tashmë Edi Rama i ka ‘blerë’ të gjithë, duke filluar nga oligarkët që kanë qënë klientët më të afërt të Berishës dhe PD e deri tek biznesmeni më i vogël i periferisë.

Të gjithë po “doroviten” me nga një “thelë” nga paratë e shtetit shqiptar, sipas peshës, rëndësisë dhe shkallës së ryshfetit apo mbështetjes që japin për kryeministrin Edi Rama.

Por kreu i qeverisë shqiptare, një ndër elementët bazë të luftës politike dhe futjes në dorë të të gjithë shtetit, ka qënë “rrëmbimi” i oligarkëve që kanë qënë klientë të PD.

Duke filluar me Bashkim Ulajn që i dha tërë paratë e arkës së shtetit, vijuar me Ramë Gecin dhe kompani të tjera që kanë financuar gjithnjë  Berishën e PD, Rama “futi” në dorë dhe kompaninë “Shpresa-Al”.

Kjo kompani që ka financuar PD deri më 2013, me pronarin ithtar të Berishës, pasi ka marrë eksluzivitetin e gjithçkaje, që nga elektroniket, celularët dhe linjat urbane, arriti të marrë dhe kontrollin fizik të impianteve të gazit, një biznes miliona eurosh pa asnjë shpenzim fare.

Më parë kontrolli fizik i impianteve të gazit bëhej pranë Drejtorive të Transportit Rrugor në çdo rreth. Ndërkohë që para pak javësh, ky shërbim i ka kaluar privatit, me një udhëzim të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ndërkohë që shërbimi pranë pikave të shtetit bëhej kundrejt pagesës prej 6-7 mijë lekësh të vjetra, aktualisht ky shërbim kryhet pranë shoqërisë private “Shpresa-Al”, në Kamzë, kundrejt një pagese prej 130-200 mijë lekë! Pra rritje 20 deri 30-fish.

Në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë të thonë se ky shërbim, ndryshimi i lejes së qarkullimit, bëhet vetëm te kompania private. Në shtet bëhej me 6-7 mijë lekë të vjetra, ndërsa te privati me 180 mijë lekë. Dhe nëse nuk e ke vënë impiantin, duhet të paguash 200 mijë lekë gjoba, por dhe nëse nuk e ke deklaruar, ke një gjobë po prej 200 mijë lekësh.

Shoqëria “Shpresa Al”, është pajisur me një licencë në korrik 2018 dhe se ky është shërbim tashmë i liberalizuar edhe përcaktimi i çmimit të shërbimeve është sipas çmimit të tregut.

Por nuk është monopoli i parë ky që i jepet kompanisë “Shpresa-Al”. Pasi tre vite më parë,  disa mijëra automjete të cilat bëjnë transportin e produkteve ushqimore, bëjnë kolaudimin tek kjo firmë. Kjo është bërë me një urdhër të ish-ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto më 3 gusht 2016. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është dhënë nga një listë çmimesh në të cilën përcaktohen tarifat e kryerjes së këtij kontrolli sipas kategorive përkatëse të cilat variojnë nga 30.000- 60.000 lekë./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti