Rama-Meta një marrëdhënie hipokrite, kryeministri nuk i shkruan më as emrin

Rama-Meta një marrëdhënie hipokrite, kryeministri nuk i shkruan më as emrin

Marrëdhëniet Rama-Meta janë të pasinqerta, hipokrite. Meta ka thënë gjëra monstruoze për Ramën dhe kjo ka qenë e ndërsjellë. Ata po diskretitojnë konceptin shtetformues të shqiptarëve. Presidenti ka gjetur sebep për t’i hedhur benzinë zjarrit midis tyre.

Edhe pse u duk një konflikt i kapërcyeshëm personal midis tyre pas dekretimit të ministrit Sandër Lleshaj, këtë herë të dytë marrëdhënia ka marrë flakë.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë😊 Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruante Rama.

Por krejt ndryshe ka reaguar  në rastin e Genti Cakajt, duke kaluar në ofendime, pasi mori goditjen që edhe e priste, pas aq shumë kritikave.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkruan Rama në Twitter, madje nuk i shkruan as emrin por vetëm inicialet e tij.

Elozhe dhe mallkime, me tension të brendshëm, që sapo jepet rasti shpërthejnë në  pakënaqësi ndaj njëri-tjetrit.

Një regres në politikën shqiptare që nuk po i kapërcen kufinjë e personales.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti