Rama-Meta ‘zihen’ si gjelat mbi pleh, Manastirliu bën 50 tendera në ditë për klientët e pushtetit

Rama-Meta 'zihen' si gjelat mbi pleh, Manastirliu bën 50 tendera në ditë për klientët e pushtetit

Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë 500 tendera vetëm gjatë festave, kërdinë me paratë e shqiptarëve, 4 mijë tendera korruptivë në dy vjet

Teksa Edi Rama dhe Ilir Meta zihen apo bëjnë sikur grinden për një çunak nga Kosova, në të njëjtën kohë ministrat e Edi Ramës po bëjnë kërdinë me paratë e shqiptarëve.

Kur Rama dhe Meta zihen si gjelat majë plehut, ministërja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila jo rastësisht i shpëtoi shkarkimit para vitit të ri, zhvillon rreth 50 tendera në ditë.

Vetëm gjatë periudhës së festave të fundvitit, kjo ministri ka zhvilluar plot 500 tendera, duke thyer çdo rekord në Shqipëri.

Në një kohë kur shqiptarët festonin vitin e ri, ministrja e Ramës ka zhvilluar nga 50 tendera në ditë, me procedura të dyshimta. Kjo në fakt është edhe strategjia e Edi Ramës, nga njëra ana sajon sherre dhe rrëmuja, nga ana tjetër vjedh paratë e shqiptarëve me ministrat dhe drejtorët e tij.

Kështu tentoi të vidhte 18 milionë euro me një dorë tek Unaza e Re me një kompani fantazmë, gjoja në emër të një çunaku. Pas zbulimit të skandalit, Rama e quajti rastësi këtë plan vjedhjeje në bashkëpunim me një oligark, ndërsa çunakun e kanë zhdukur.

Shëndëtësia është kthyer në qendrën më të madhe të korrupsionit të qeverisë Rama. Gjatë 2 viteve, në këtë sektor janë dhënë mijëra tendera, por 4 mijë tendera janë konstatuar si korruptivë. Paratë i merr një grup klientësh, të cilët më pas i ndajnë me qeveritarët. Ky korrupsion ka degraduar në një shkallë të frikshme sektorin e shëndetësisë./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti