Rama-Metaj, kacafytje për pushtetin e grave dhe pasurinë e fëmijëve, “derri i llumit” është Berisha

Rama-Metaj, kacafytje për pushtetin e grave dhe pasurinë e fëmijëve, “derri i llumit” është Berisha

Ka ardhur e ka kaluar pika fundore, që pushteti t’i hiqet zuzarëve, të mos u besohet ndryshimi ndërkombëtarëve të lidhur në pazare me ta, dhe situata të merret në dorë prej vetë shqipatarëve, për t’i dhënë fund kolonizimit të jetës së popullit, nga kupolat mafioze të bandave kriminale PD, PS, LSI dhe zagarëve të tyre, që vetëm lehin e lehin për ta

Në këto 18 muaj opozitë të LSI dhe pushtetit absolut të PS, çdo lëvizje që po bëhet nga dy kampet Qeveri-Presidencë, nuk ka asnjë lidhje me interesat e vendit dhe hallet e popullit, por vetëm me interesat e dy familjeve mafioze, që kanë uzurpuar shtetin dhe pushtetin, të cilin herë e bashkojnë dhe herë e ndajnë.

Përleshja Rama-Metaj, po zhvillohet me dekor “atdhetar”, shprehur në fjalimet dhe bejtet e tyre, ku dy “vemjet” e tranzicionit, mes tyre “larvat” Basha-Kryemadhi dhe “krye-hori” Berisha, bëjnë sikur u dhimbset kombi e populli, sikur u digjet barku për sigurinë e Shqipërisë dhe integritetin e trojeve shqiptare, por brenda këtyre kacafytjeve, janë vetëm interesat e tyre private dhe grupeve anti-shqiptare, që përfaqësojnë e tashmë të bërë publike.

Përveç shërbesave, ndaj atyre që nuk e duan Shqipërinë, Rama e Metaj, që bëjnë sikur duan Shqipërinë, po zhvillojnë betejë për pushtetin e grave dhe pasurinë e fëmijëve të tyre, të cilën çuditërisht e kanë “mal” e nuk po “ngopen”.

Presidenti kryehajdut, fatkeqësi kushtetuese, shtetërore e kombëtare që u vendos në këtë detyrë, po lufton për pushtetin e gruas, që nëpërmjet tij, të marrë e komandoj “tepsinë” e miliardave, se fundja, ato që kanë vjedhur nëpër pushtetet me Nanon, Berishën e Ramën, kanë nisur të firojnë

Kyeministri Rama, kryebandit shërbestar i grup-mafies së oligarkëve, krim që qeveria e ka në krye të pushtetit ekzekutiv, po lufton për pushtetin ekonomiko-financiar absolute të gruas së tij, nëpërmjet të cilit, vjedh, qarkullon, riciklon e pastron miliardat, për fëmijët dhe familjen./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti