Rama rrëfen historinë e Greg: Nuk hyri dot në universitet se s’kishte mik, bëri një vit punë

Rama rrëfen historinë e Greg: Nuk hyri dot në universitet se s'kishte mik, bëri një vit punë

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer ditën e sotme historinë e djalit të tij, Gregorit, kur aplikoi për në universitet.

Gjatë prezantimit të plaformës online për punësimin e 1 mijë studentëve, Rama tha se djali i tij nuk kishte arritur të shpallej fitues pasi nuk kishte mik dhe kishte pritur një vit për t’u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar.

“Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon.  Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju”, tha Rama.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti