Rama tall të rinjtë e FRPD, por nuk përmend kryetarin dhëndër të Shkrelit, Monika nuk përmend emrin e “ndritur” Dhori Kule

Rama tall të rinjtë e FRPD, por nuk përmend kryetarin dhëndër të Shkrelit, Monika nuk përmend emrin e “ndritur” Dhori Kule

Hipokrizia qeveri-opozitë/ As Sali Berisha nuk pëmend Bashkim Ulajn për Unazën e Re, as Ilir Metaj, nuk përmend nipçen skraparli Eljo Hysko të FRESSH-it dhe firmën “Vëllëzërit Hysa”, as Monika nuk përmend deputeten e saj Nora Malaj, që ka hartuar ligjin universitar dhe “kukudhin” e universitetit, pasanikun Shezai Rrokaj, që studentët e kanë quajtur: “Rektor çakalli i korrupsionit”

Pozita dhe opozita, po bëjnë duel për mbajtje e marrje pushteti, duke përdorur si “armë” kërkesat e studentëve, të cilat nuk mund të zgjidhen pa shfuqizuar plotësisht, Ligjin e Arsimit të Lartë “Çili-Angjeli”, duke bërë një ligj të ri, me konsulencën e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve jo qeveritarë, me kapitull më vete për arsimin privat, i cili duhet trajtuar si biznes e jo si OJF.

Edhe në ditën e pare, të rinisjes së protestës, kryeministri reagoi, duke kujtuar se ka plotësuar kërkesat e studentëve, ndërsa “shpirtdjegurit” për ta, Berisha, Kryemadhi e Basha, nuk kërkojnë plotësimin e kërkesave të pa plotësuara, por kërkojnë kulltukun e  tij.

Në qëndrimin e shefave të pozitës dhe opozitës, akuzat dhe kundër-akuzat për protestën studentore, janë një skenar hipokrizi, që duket sikur është bërë në marrëveshje mes tyre, duke lënë jashtë goditjes e talljes, drejtues dhe shkaktarë të krizës universitare, pjesë familjare drejtuese e krerëve të PS, PD, LSI.

Psh., kryeministri Rama po ironizon e po tall drejtuesit e Forumit Rinor të PD-LSI, duke i quajtur “kukulla” në duart e Saliut, Lulit e Monikës, por nuk përmend as emrin e kreut të FRPD që është dhëndër i Artan Shkrelit dhe as emrat e “gocave” deputete të LSI e të drejtuesve të LRI, që janë kunata, nipër e mbesa të deputetëve të PS.

As Sali Berisha, Luli e Klevisi i Fahriut, nuk po e pëmendin emrin e Bashkim Ulajt, që falsifikoi letrat e tenderit 20 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milion euro në OST, por “mallkon” Ramën që ia dha.

As Ilir Metaj, nuk po përmend emrin e nipçes skraparli, kreut të FRESSH, Eljo Hyskos dhe as emrin e firmës së tij “Vëllezëri Hysa” nga Skrapari, të cilët e përdor, për të shitur gurët, rërën, zhavorrin e mermerin, por edhe si firmë rivale fiktive në tendera, ku futet me oferta “zero lekë” ose me vlerë më të madhe se fondi limit, siç veproi me ofertë “Zero lekë” përballë Bashkim Ulajt, në tenderin e Unazës së Re.

Por as Dr. Monika Kryemadhi, nuk e përmend emrin e kushërirës së parë Manjola Kryemadhi (Peti), Kancelare e Fakultetit Juridik, që me porosi të Lindës si shoqe e ngushtë, po shuan grevën brenda fakultetit, madje nuk po përmend, as emrin e “ndritur” të zuzarit Dhori Kule, profesor i doktoraturës së saj shkencore./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti