Rama tërbohet krejt, shpërthim inatçor ndaj Ilir Metës: Oh çfarë marre! Genti Cakaj 1000 herë më i ditur se ti

Rama tërbohet krejt, shpërthim inatçor ndaj Ilir Metës: Oh çfarë marre! Genti Cakaj 1000 herë më i ditur se ti

Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë kosovarin Gent Cakaj si ministër të ri të Jashtëm, të emëruar së fundi nga Rama në vend të Ditmir Bushatit.  Kështu, kreu i Shtetit ka përsëritur deri diku procedentin “Lleshaj”, por pa shenja tërheqjeje, duke u shtyrë kështu në një tjetër përplasje me shefin e ekzekutivit Rama.

“Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, thuhet në arsyetimin e kreut të shtetit.

Kjo goditje nga Ilir Meta duket se nuk po suportohet nga  Edi Rama, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të vendosur në thundrën e tij institucionet e vendit. Një gjuhë ofenduese për “Presidentin më tëmirë” , siç e cilësonte dikur është edhe rrjedhojë e logjikës së gjithëpushtuetshmërisë që ka zoti Rama dhe që e dëshmon edhe me mënyrën si funksionon qevria e tij.

Në përgjigjen e fundit për Metën, Rama e krahason atë me “Babalen”, Albert Veliun e famshëm, duke thënë se merret paturpësish me fjalë si ai. Rama thotë se Gent Cakaj është 1000 herë më i ditur se Meta, dhe e mbyll reagimin në Twitter pasthirrmën “Pupupu”.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.

Ky reagim vjen pasi Ilir Meta, po në rrjetet sociale, tha se integriteti dhe pavarësia e Kosovës janë të padiskutueshme për aq kohë sa ai do të jetë në detyrë.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti